Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Guardian rekomandon për të vizituar Shqipërinë: Përcjell ndjesi ekzotike

2022/01/29 at 11:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
The Guardian rekomandon për të vizituar Shqipërinë: Përcjell ndjesi ekzotike

Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë parashikojnë se ajo do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për britanikët, pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar, shkruan Rachel Hall për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”.


Interesi në vend është rritur gradualisht gjatë dekadës së fundit, pasi ai është hapur ngadalë pas një diktature 44-vjeçare, që përfundoi në 1985. Operatorët turistikë kanë parë një rritje të dukshme të rezervimeve për vitin 2022, ndërsa Shqipëria zgjeron apelin e saj për njerëzit që kërkojnë plazhe të bukura dhe peizazhe si edhe kulturë dhe histori interesante me një çmim më të ulët se destinacionet fqinje.

”Shqipëria është një nga ato destinacione të vogla dhe të larmishme që mund të ofrojë pak nga gjithçka për këdo, njësoj me Malin e Zi apo Slloveninë”, thotë Tine Murn,  bashkëthemelues i ”New Deal Europe”, një agjenci marketingu për turizmin ballkanik.

Ai shton se Shqipëria pretendon për një gjë të tillë sepse ajo është një “perlë e pazbuluar mesdhetare” dhe “ende përcjell një ndjesi ekzotike”.

”Kjo është veçanërisht tërheqëse për momentin, pasi njerëzit hezitojnë të udhëtojnë në distanca të gjata për shkak të pandemisë, dhe jo vetëm sepse Shqipëria ka pasur shkallë shumë të ulët të infektimit me Covid-19 dhe nuk ka pasur kufizime për pjesën më të madhe të pandemisë”, thekson ai.

Agjencia Kombëtare e Turizmit e Shqipërisë e sheh Britaninë e Madhe si “një treg në zhvillim” dhe ka promovuar në mënyrë aktive turizmin vitet e fundit. Vendi po bëhet gjithashtu shumë më i lehtë për të udhëtuar pasi standardi i akomodimit është përmirësuar dhe shpenzimet për infrastrukturën janë rritur, me një rrugë të re që lidh malet perëndimore me vijën bregdetare lindore që do të hapet këtë vit.

Diaspora e madhe shqiptare e Britanisë së Madhe dhe të famshmit e saj si futbollisti i ”Southampton”-it, Armando Broja dhe yjet e popit Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë ndihmuar më tej në ngritjen e profilit të vendit.

Fluturimet nga Britania e Madhe drejt Tiranës, janë gjithnjë e më të disponueshme dhe të kërkuara.

Faqja e internetit e rezervimeve ”Skyscanner” tha se kishte parë një rritje prej 48% të rezervimeve në Shqipëri krahasuar me vitin 2019, duke reflektuar interesin për destinacionet më pak të njohura, të cilat tradicionalisht konsiderohen jashtë vëmendjes”. Rezervimet mesatare ishin për 2,1 persona duke sugjeruar se aktualisht po rezervojnë kryesisht çifte dhe miq.

Megjithatë, Elton Caushi, i cili drejton operatorin turistik “Albanian Trip” tha se vizitorët kishin “ndryshuar ndjeshëm” vitet e fundit.

”Kroacia hyri në hartë në fund të konflikteve ish-jugosllave, Bullgaria dhe Rumania befasuan Evropën me bukurinë dhe historinë e tyre kur u bënë pjesë e BE-së, dhe tani kontinenti është i etur për të zbuluar më shumë. Ka ardhur dita për një nga sekretet e fundit të Evropës”, shton ai.

Zina Bencheikh, drejtoresha menaxhuese për Evropën në ”Intrepid Travel”, tha se ka pasur një rritje të rezervimeve këtë vit, pjesërisht për shkak të faktit se Shqipëria ofron aventura pa gjurmën e karbonit të një fluturimi të gjatë, pasi njerëzit ishin “më të ndërgjegjshëm se kurrë për ndikimin mjedisor”.

Wild Frontiers, një nga operatorët e parë që nisi turnetë në Shqipëri, tha se kërkesat për udhëtimet e saj njëjavore me guidë – të vetmet që ofron nën 1 000 sterlina – u rritën me 30% në janarin e kaluar. Themeluesi i saj, Jonny Bealby, tha se vendi ishte “i vendosur të lulëzonte” në vitet e ardhshme.

Ai tha se Shqipëria kishte bërë një rrugë të gjatë që nga koha e komunizmit. Ai kujtoi se kur nisi për herë të parë udhëtimet në këtë vend, 12 vjet më parë, infrastruktura turistike mungonte plotësisht.

Ai e sheh Shqipërinë si pjesë të një vale të re destinacionesh, duke përfshirë Gjeorgjinë, Sllovakinë dhe Pakistanin, që po rriten në popullaritet teksa udhëtarët kërkojnë t’u shpëtojnë turistëve të tepërt.

“Këto ishin vende që ishin destinacione shumë të veçanta një dekadë më parë dhe tani ato po bëhen më të zakonshme teksa njerëzit kërkojnë vende të çuditshme dhe të ndryshme dhe për t’u larguar nga turmat”, thekson ai.

Pikat historike të Shqipërisë

”Gërmoni” në të kaluarën e pasur të Shqipërisë duke vizituar qytete dhe fortesa në majë të kodrave si Kruja, kryeqyteti i parë i vendit, apo Gjirokastra dhe Berati. Rrënojat greke dhe romake ka edhe në Apolloni dhe Butrint. Për një pasqyrë të historisë më të fundit të vendit nën diktatorin komunist Enver Hoxha, eksploroni një nga bunkerët e shumtë të ndërtuar për të mbrojtur qytetarët nga regjimi paranojak.

Peizazhe që të lenë pa frymë

Alpet Shqiptare janë një varg malor spektakolar me shtigje të shkëlqyera ecjeje që do t’ju çojnë rreth disa prej lumenjve më të pastër të Evropës, fshatrave të largëta dhe pamjeve mahnitëse. Shqipëria ka gjithashtu disa liqene të mëdhenj – Ohrin, Prespën dhe Shkodrën – për të eksploruar. Një rrugë e re, ajo e Arbrit, do të hapet këtë vit dhe do të lidhë anët perëndimore dhe lindore të vendit me zemrën tradicionale në male me vijën e saj bregdetare.

Një kryeqytet i gjallë

Ka shumë për të parë dhe bërë në Tiranë, e cila është e sigurt, që mund ta shëtisësh më këmbë, e zhurmshme dhe gjithmonë me turistë. Ka një skenë të lulëzuar baresh dhe restorantesh, veçanërisht në Bllok dhe shumë muze për t’u vizituar. Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022 dhe do të presë një program aktivitetesh arti dhe kulinarie si dhe koncerte nga Dua Lipa dhe Rita Ora.

Vijë e bukur bregdetare

Ashtu si vendet e tjera të Adriatikut, Shqipëria ka një vijë të gjatë dhe të bukur bregdetare me det blu dhe plazhe të bukura, më pak turma çka ju jep më shumë mundësi për  hapësira të bollshme, madje edhe për peshqirin tuaj.

Kulturë bindëse

Shqipëria ka zhvilluar një kulturë të veçantë, pasi ka qenë e izoluar nga vendet e tjera evropiane për shumë kohë, pjesërisht për shkak të vargmalit të saj malor, i cili e mbante larg ndikimin e jashtëm. Kuzhina shqiptare është një përzierje befasuese e shijeve mesdhetare dhe Lindjes së Mesme, e bazuar në produkte me cilësi të lartë, shpesh me burim nga tregjet kaotike lokale. Vendi është gjithashtu një destinacion gjithnjë e më popullor për festivalet muzikore, përfshirë festivalin e muzikës elektronike ”Unum”./ Opinion.al

Etiketa: shqiperithe guardianTurizmi


Ju sugjerojmë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

14 Shtator, 2025 10:23 pm
Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Para
Ballkani, larg përshtatjes me politikat e jashtme të BE-së

Ballkani, larg përshtatjes me politikat e jashtme të BE-së

Goditi me grushte policin rrugor, arrestohet 55-vjeçari

Goditi me grushte policin rrugor, arrestohet 55-vjeçari

Rama denoncon gjyqtaren: Duhet të thërritet nga SPAK, kanë grabitur njerëz

Këshillimi Kombëtar, Rama: 40 mijë qytetarë kanë plotësuar formularin
















TE FUNDIT

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
14 Shtator, 2025

Të paktën 19 dronë që Rusia dërgoi në hapësirën ajrore polake javën e kaluar në thelb “bartnin” mesazhin e Vladimir...

Lexo më shumë

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në...

Lexo më shumë

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com