Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Economist: Shqipëria është një rrëmujë e madhe

2019/06/29 at 9:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
The Economist: Shqipëria është një rrëmujë e madhe

Shqipëria është një rrëmujë e madhe. Ky është titulli që i ka kushtuar media prestigjioze britanike “The Economist” Shqipërisë, një ditë para zgjedhjeve vendore.

Sipas tyre Shqipëria është në kaos dhe në qendër të këtij kaosi është kriza politike që ka mbërthyer vendin që prej shkurtit të 2019. Nga një anë është Basha që po përpiqet të dëshmojë se kryeministri Rama u ndihmua nga krimi i organizuar për të fituar zgjedhjet e fundit të përgjithshme, në vitin 2017. “Rama e mohon atë dhe thotë se do të padisë gazetarin Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet në gazetën gjermane Bild. Ndërkohë më 17 qershor, Basha ishte thirrur për t’iu përgjigjur akuzave për financimin e paligjshëm të partisë së tij, akuza për të cilat kreu i PD-së thotë se akuzat janë të rreme”, shkruan The Economist.

E gjithë kjo klimë që zhvillohet prej muajsh do ta ketë kulmin e saj më 30 qershor. Data e shumë diskutuar e zgjedhjeve vendore për të cilën nuk kanë ndërhyrë vetëm aktorët vendas por edhe ata të huaj.

“Më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e bashkive. Zoti Rama thotë se do të shkojë përpara, edhe pse Presidenti Ilir Meta i ka shtyrë për shkak të situatës së rënduar. Kolegji zgjedhor mbështet qeverinë, por zoti Basha thotë se zgjedhjet janë të paligjshme dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. Basha po kërkon miratimin ndërkombëtar për protestat e tij dhe bojkotin e parlamentit, por deri më tani nuk e ka marrë. Sulmet e mbështetësve demokratë në bashkitë e mbajtura nga partia e tij kanë sjellë reagime të ashpra nga qeveritë e huaja. Nëse zgjedhjet vazhdojnë, partia e zotit Basha do të humbasë vendet e punës dhe patronazhin që qeveria lokale i jep. Në të njëjtën kohë, parlamenti, në të cilin Partia Socialiste e zotit Rama ka shumicën, ka filluar lëvizjet për të shkarkuar Presidentin Meta”, shkruan gazeta britanike.

Në optikën e The Economist lufta është për pushtet, jo më kotë ata e cilësojnë politikën në Shqipëri “një biznes i pistë”. Kjo mjafton sipas atyre që ngjarjet të bëhen të paparashikueshme, madje deri aty sa mund ti përafrohen atyre të vitit 1997.

“Në vitin 1997, Shqipëri u trondit nga një rënie e plotë e rendit dhe ligjit kur qytetarët rrëmbyen tanket dhe e detyruan presidentin e atëhershëm Sali Berisha të jepte dorëheqjen. Edhe pse demokracia drejt të cilës ka ecur Shqipëria e bën shumë të vështirë që një ngjarje e tillë të ndodhë përsëri, politika në Shqipëri është një biznes i pistë. Partitë kryesore janë të lidhura me klanet të paqëndrueshme. Basha thotë se armiqtë e krerëve të krimit të organizuar, të cilët janë aleatë të socialistëve, i kanë bërë atij propozime nga më tronditëset, për të cilat kreu i PD-së shprehet se i ka hedhur poshtë”, shkruan The Economist.

Megjithatë në artikull vlerësohet reforma në drejtësi dhe kjo për ta përbën një dritë në fund të tunelit nga ku mund të fillojë zgjidhja e gjithë kësaj rrëmuje të madhe.

“Megjithatë situata kaotike duket se po pastrohet pak të paktën në gjykatat e Shqipërisë. Gjyqtarët dhe prokurorët po shqyrtohen për pasuri të pashpjegueshme apo lidhje me krimin e organizuar”, përfundon “The Economist”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Përplasjet në Shkodër, zhvendosen qendrat e votimit

Përplasjet në Shkodër, zhvendosen qendrat e votimit

Zgjedhjet, Basha-qytetarëve: Distancohuni nga dhuna

Zgjedhjet, Basha-qytetarëve: Distancohuni nga dhuna

Thirrja e Bashës për shqiptarët: Nesër mos shkoni të votoni

Thirrja e Bashës për shqiptarët: Nesër mos shkoni të votoni

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com