Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Economist: ja si mund të çarmatoset Koreja e Veriut

2018/07/07 at 2:53 PM
në Bota, Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
The Economist: ja si mund të çarmatoset Koreja e Veriut

Prej dekadash fuqitë e mëdha janë përpjekur të marrin sa më shumë informacion të jetë e mundur mbi predhat dhe bombat bërthamore të Koresë së Veriut. Por historia ka treguar se pavarësisht marrëveshjeve, koreano-veriorët gjithnjë kanë gënjyer dhe tradhtuar atëherë kur më pak pritej. Kim Jong Un dhe Donald Trump së fundmi patën takimin e famshëm dhe në media shfaqen vazhdimisht si dy lidera që shkojnë më së miri bashkë, por duhet konsideruar fakti që “Njeriu i Raketave”, siç e quan edhe Trump, mund të dalë nga fjala e tij sërish. Frymëzuar nga takimi i fundit që Sekretari  i Shtetit Mike Pompeo pati në Pyongyang, prestigjiozja The Economist ka publikuar disa këshilla nga vëzhguesit e CIA-s si të arrihet çarmatosja reale e Koresë së Veriut.


Kërkesat bazë:

  1. Një deklaratë bindëse. Është e ditur që Koreja e Veriut kërkon të nxjerrë më shumë uran dhe të zgjerojë një nga fabrikat e saj të predhave. Tashmë koreano-veriorët duhet të mendohen dy herë përpara se të veprojnë sepse informacionet që dihen janë më shumë nga ç’mendojnë ata.
  2. Organizim më i mirë i vijës së parë mbrojtëse. Ata duhet ta bëjnë lëvizjen e parë, të hapin inspektimet dhe të ndalojnë nxjerrjen e uranit nga toka. Heqja dorë nga mbrojtja si në rastin e Libisë nuk është ide e mirë. Çmontimin e armëve bërthamore Koreja e Veriut me siguri do ta marrë me përtesë dhe do të duhen disa muaj. Asnjë sanksion nuk duhet të shpërbëhet deri në përfundim të programit dhe reagimi duhet të jetë i menjëhershëm në rast devijimi nga misioni. Duhet qartësuar që kur Trump tha se është “ok” që Kina po zbut mbrojtjen, ai nënkuptonte që nuk është aspak “ok”.
  3. Përfshirja e qeverive të tjera. Meqë jemi te Kina: duhet të jetë pjesë e marrëveshjes. Meqë bëhet fjalë për zhdukjen e armëve bërthamore, të pesta fuqitë e autorizuara për prodhimin e armëve bërthamore duhet të bien dakort. Koreja e Veriut duhet të jetë gjithashtu pjese marrëveshjes dhe Japonia mos të mbetet jasht.
  4. Verifikimi. Të gjithë u treguan të shpejtë për t’ja mbyllur gojën gazetarit që evidentoi se marrëveshja e Singaporit nuk përfshiu verifikimin. Në fakt verifikimi është një pikë kyçe. Duhet të jetë më rigoroze se marrëveshja e çarmatosjes në Iran, dhe duhet të përfshijë monitorim të vazhdueshëm që urani mos të nxirret më nga toka. Duhet më shumë përfshirje se në Iran: qasje në fabrikat e predhave dhe facilitetet e ushtrisë.
  5. Kleçkat. Një shanc i vogël është që pasardhësit e e dinastisë Kim në të ardhmën të mos e shkatërrojnë Seulin dhe Los Anxhelos, por të bëhen pjesë e ekonomisë botërore. Përfitimet do të ishin të jashtëzakonshme. Por sigurisht, koreano-veriorët duan më shumë: “një garanci sigurie”. Me siguri e kanë fjalën për heqjen e mbrojtjes së Koresë së Jugut dhe tërheqjen e 28,000 trupave.
  6. Më e shenjta e të shenjtave. Le ta pranojmë. Gjasat janë që Koresë së Veriut t’i hapen dyert e të gjithë botës ndërsa ata ende do vazhdojnë ta ruajnë si të shenjtë programin bërthamor. Pas të gjithash, është pjesë e kushtetutës së tyre. Në këtë rast, skenari më i mirë që mund të imagjinohet është një regjim i fortë që e tkurr në maksimum arsenalin e saj./Opinion.al
Etiketa: carmatosjadonald trumpKim Jong Unkoreja e veriutshtetet e bashkuarathe economist


Ju sugjerojmë

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni
Bota

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

29 Tetor, 2025 9:10 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Inteligjenca amerikane: Putin, i vendosur për të vazhduar luftën në Ukrainë

29 Tetor, 2025 8:20 pm
Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Bota

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

29 Tetor, 2025 4:44 pm
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Para
FotoLajm/ Ja çfarë gjetën pushuesit sot te Gjiri i Lalzit

Në bregdetin shqiptar brenda disa orëve mbyten tre persona

Komentuesja ia quan beben e ‘shëmtuar’ modelja e njohur i vërsulet keq: E neveritshme

Komentuesja ia quan beben e ‘shëmtuar’ modelja e njohur i vërsulet keq: E neveritshme

 Nuk do ta njihni, ja si dukej Kate Middleton përpara se të njihej me Princ William

 Nuk do ta njihni, ja si dukej Kate Middleton përpara se të njihej me Princ William
















TE FUNDIT

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
29 Tetor, 2025

Teksa ndodhet në Paris për ‘Forumin e Paqes’, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘Politico’, ku ka folur për përdorimin...

Lexo më shumë

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
29 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Keli Hoxha, humbi jetën të martën në kalanë e Beratit pasi u qëllua me thikë...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
29 Tetor, 2025

Detaje të reja janë dhënë nga gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e ndodhur të martën...

Lexo më shumë

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
29 Tetor, 2025

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com