Bota

Thatësira në Britani/ Njerëzit në panik, boshatisen raftet me ujë në markete



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 13/08/22 |
Opi Nion

Konsumatorët britanikë kanë nxituar drejt supermarketeve për t’u furnizuar me ujë të pijshëm për shkak të emergjencës që shpalli vendi nga thatërsira.

Ditën e djeshme, gjysma e Anglisë  shpalli gjendjen e thatësirës për herë të parë që nga viti 2018.

Pavarësisht shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që përfshinë vendin të hënën, pjesa më e madhe e Anglisë jugore nuk ka gjasa të shohë shi të konsiderueshëm deri në shtator.

Ndërsa Britania u përfshi nga temperatura më të larta se disa pjesë të Karaibeve të premten, një dyqan Aldi në Londër vendosi postera që kufizonin klientët të blinin tre deri në pesë shishe ujë. Më vonë dyqani hoqi njoftimet.

Shpallja e gjendjes së thatësirës nuk shkakton automatikisht kufizime ligjore për përdorimin e ujit në tetë zonat e Anglisë, por do të shkaktojë më shumë presion mbi më shumë kompani të ujit për të kursyer ujin. Larja e makinave me kova me ujë së shpejti mund të shpallet e jashtëligjshme.

Nëse nuk bie shi në javët e ardhshme, miliona njerëz mund të ndalohen të pastrojnë automjetet, ndërtesat dhe dritaret. Mund të nënkuptojë gjithashtu racionimin e ujit për familjet.

Britanikëve u është thënë të kufizojnë dushet deri në katër minuta, të lajnë plotësisht rrobat në lavatriçe dhe lavastoviljen t’a vendosin maksimumi një herë në ditë.

Në përgjigje të këshillave nga kompanitë e ujit, njerëzit kanë qenë në panik duke blerë ujë në shishe, duke lënë bosh raftet e supermarketeve dhe stafi është detyruar të lërë tabela që kufizojnë klientët në blerje deri në pesë shishe uji .

Anglian Water, që mbulon pothuajse shtatë milionë njerëz në Lindjen e Anglisë dhe Hartlepool, u bëri thirrje njerëzve të përdorin ujin e pishinës për kopshtet, ndërsa Thames Water tha që klientët duhet të kontrollojnë për rrjedhje uji në tualetet e tyre dhe të mbyllin rubinetin kur lajnë dhëmbët.

Paralajmërimet e motit ekstrem nga Met Office do të zgjasin gjatë gjithë fundjavës, me temperaturat që pritet të arrijnë 34C në Londër të shtunën dhe 33C në Southampton të dielën.

Supermarketet e Tesco dhe Sainsbury në Londër, Evesham, Stalybridge dhe Taploë u fotografuan me rafte bosh uji të premten në mbrëmje, me shumë njerëz që raportuan të njëjtën çështje, atë të blerjes së ujit në shishe nga paniku në Twitter.

Njëri u ankua: “Panik duke blerë ujë në shishe! Çfarë nuk shkon me njerëzit. Rubineti ka ujë.”

Qeveria ka këmbëngulur se nuk do të ketë më ndërprerje të ujit në banesa si në vitin 1976, ku miliona u detyruan të përdornin tubacionet në rrugë. “Të gjitha kompanitë e ujit na kanë siguruar se furnizimet janë ende të sigurta,” tha të premten Ministri i Ujit Steve Double, duke shtuar: “Ne jemi më të përgatitur se kurrë më parë për periudhat e motit të thatë, por ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën, duke përfshirë ndikimet mbi fermerët dhe mjedisin, dhe të ndërmarrin veprime të mëtejshme sipas nevojës”./Opinion.al

Pas