Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Thanë ‘ne do e bëjmë’ dhe e bënë” 4 shoqe varrosen përbri njëra-tjetrës

2019/01/08 at 10:22 AM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
“Thanë ‘ne do e bëjmë’ dhe e bënë” 4 shoqe varrosen përbri njëra-tjetrës

Pauline Chorna, Annie Hrynchak, Anna Baran dhe Nellie Handiak patën jetë të ngjashme. Të katërta emigruan drejt Kanadasë nga rajone komuniste të Europës Qendrore, të katërta u lindën në fillim të shekullit të XX dhe të katërta rritën fëmijët gjatë Depresionit të Madh. Ama, një karakteristikë që i bashkon më shumë se çdo gjë tjetër është vdekja – ato janë varrosur ngjitur njëra-tjetrës, nën një kokë varri ku lexohen emrat e tyre dhe fjala “SHOQE.”


Sipas The Toronto Star, koka e varrit ka tërhequr vëmendjen e turistëve. Kështu që, një gazetar vendosi të zbulojë historinë pas saj dhe gjeti familjarë të katër grave të cilët folën për miqësinë e jashtazakonshme mes tyre. Askush s’e di me siguri si u njohën me njëra-tjetrën, por sipas disa dëshmive, kalonin shumë kohë në një qendër kulturore ku angazhoheshin me komunitetin dhe luanin me letra. U pëlqenin aq shumë lojërat me letra sa në një moment, vendosën të luanin përgjithnjë.

Një ditë, dikur në vitet ’60, Nellie Handiak telefonoi të bijën dhe i tha të mos shqetësohej për funeralin e saj. “Më tha, ‘mos e vrit mendjen për funeralin tim,’” tha vajza e saj, Jeannie Lindo për The Toronto Star. “Më tha se shkuan në Prospect Cemetery – ajo, Anna Baran dhe Pauline – dhe blenë një copë tokë bashkë.”

Të dhënat tregojnë që Handiak bleu tokë në varrezë në vitin 1968 dhe kërkoi që të katërta të varroseshin përkrah njëra-tjetrës e jo përmbi.

Kur Pauline Chorna, më e madhja e grupit, u nda nga jeta në vitin 1977, u varros nën kokën e varrit që shkruante “SHOQE.” Annie Hrynchak vdiq në vitin 1993 dhe Anna Baran tre vite më vonë. Handiak jetoi edhe dhjetë vite pa shoqet e saj, vite që e bija i përshkruan si të “vetmuara.” Handiak u varros me një tufë letrash me vete.

Familjet e tyre e mirëkuptuan vendimin e marrë për t’u varrosur bashkë. “Patën jetë të vështira dhe u mbështetën te njëra-tjetra për t’ia dalë mbanë, për ta bërë jetën më të përballueshme,” tha William Baran, djali i Anna Baran. “Dhe vendosën ta ruanin atë marrëdhënie përtej vdekjes.”

Ndërsa Lindo, duke folur me admirim, e përshkruan vendimin si “komik.” “U habita shumë,” tha ajo. “Ime më ishte shumë tradicionale. Nga i erdhi kjo? Gjithnjë thoshte familja, familja, familja… Ishin aq largpamëse,sa i harruan fëmijët, nipërit e të tjerët. Thanë ‘ne do e bëjmë kështu,’ dhe e bënë.”/RevistaAnabel

Etiketa: katerlindoshoqe


Ju sugjerojmë

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët
Life Style

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët

10 Maj, 2026 11:26 am
1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
-Kulturë

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

22 Prill, 2026 12:38 pm
Rregulla të reja të BE/ Nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme
Life Style

Rregulla të reja të BE/ Nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme

21 Prill, 2026 8:24 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 20 Prill, cilat janë shenjat me fat

20 Prill, 2026 10:07 am
Para
Sondazhi online tregon rreth cilës moshë bëhet seksi më i mirë

Sondazhi online tregon rreth cilës moshë bëhet seksi më i mirë

Tritoli në shtyllën e tensionit të lartë, policia shoqëron disa persona

Tritoli në shtyllën e tensionit të lartë, policia shoqëron disa persona

Kontrolli rutinë në aeroportin italian zbulon vrasësin shqiptar

Kontrolli rutinë në aeroportin italian zbulon vrasësin shqiptar
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}