Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi zbardh kërkesat për Merkel dhe Macron para takimit në Berlin

2019/04/28 at 10:57 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshje me Serbinë? Thaçi tregon se çfarë do të kërkojë Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zbardhi në rrjetin social Facebook disa nga temat kyçe që do të trajtojë gjatë konferencës së nesërme në Berlin.

Thaçi pohoi se një theks i veçantë do t’i jepet dialogut Kosovë-Serbi, teksa pohoi se do të kërkojë nga Merkel dhe Macron liberalizimin e vizave pasi sipas tij Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë, duke shtuar se nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës.

Thaçi tha se do të kërkoj gjithashtu dënimin e gjenocidit të shtetit të Serbisë në Kosovë, në vitet 1998-1999, si dhe do të fokusohet në mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe në forcimin e rendit dhe ligjit, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke konfirmuar përkushtimin për të vazhduar luftën kundër radikalizmit, terrorizmit dhe çdo lloj ekstremizmi.

Postimi i plotë

Këto ditë kam vazhduar konsultat e fundit me partnerët ndërkombëtarë për konferencën e nesërme në Berlin, të ftuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron.

E mirëpres rritjen e angazhimit të Gjermanisë dhe Francës rreth Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, si dhe Kosovës në veçanti. Në këtë takim do të vlerësohet progresi substancial i deritashëm.

Takimi i Berlinit nuk do të sjellë një proces të ri, por do të kërkohen mundësi për zgjidhjen e problemeve, duke marrë shembull marrëveshjen e suksesshme ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë.

Në takim theks i veçantë do t’i jepet mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të sjellë stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, pres nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron që të tregojnë mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si respektim i kontratës ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë si të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe kontinentit. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim do të kërkoj edhe dënimin e gjenocidit të shtetit të Serbisë në Kosovë, në vitet 1998-1999. Ne do të fokusohemi edhe në mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe në forcimin e rendit dhe ligjit, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të konfirmojmë edhe përkushtimin tonë për të vazhduar – pa kompromis – luftën kundër radikalizmit, terrorizmit dhe çdo lloj ekstremizmi! HTH/Opinion.al

Etiketa: berlinmakronmerkel

Ju sugjerojmë

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti
Kryesore

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

12 Nëntor, 2025 4:52 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

12 Nëntor, 2025 4:51 pm
Tensionet me Venezuelën në rritje, aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe
Bota

Tensionet me Venezuelën në rritje, aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe

12 Nëntor, 2025 3:56 pm
Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh

12 Nëntor, 2025 2:56 pm
Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit
Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit

12 Nëntor, 2025 2:54 pm
Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm
Politikë

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

12 Nëntor, 2025 2:29 pm
Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
Kryesore

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

12 Nëntor, 2025 1:39 pm
Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
Life Style

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

12 Nëntor, 2025 1:00 pm
Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…
Aktualitet

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…

12 Nëntor, 2025 12:22 pm
Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues
Kronikë

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues

12 Nëntor, 2025 12:00 pm
Para
Fitoi lirinë me kusht,vrasësi shqiptar iu arratiset autoriteteve britanike

Fitoi lirinë me kusht,vrasësi shqiptar iu arratiset autoriteteve britanike

Bëri simbolin e shqiponjës, serbët i hedhin kokën e një derri shqiptarit

Bëri simbolin e shqiponjës, serbët i hedhin kokën e një derri shqiptarit

18 milion euro pa punuar fare, kush është e famshmja më e pasur në Angli

Pak pas divorcit nga bashkëshorti, Adele shfaqet me një të dashur të ri

TE FUNDIT

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti
12 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar skemën që do të ndiqet për rritjen e pensioneve, që nga janari i vitit të...

Lexo më shumë

Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
12 Nëntor, 2025

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli për 'Corriere.it' duke thënë se Kupa e Botës 2026 me Shqipërinë është bërë një mision. Në...

Lexo më shumë

Tensionet me Venezuelën në rritje, aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe

Tensionet me Venezuelën në rritje, aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe
12 Nëntor, 2025

Një forcë sulmuese detare amerikane e përqendruar rreth anijes luftarake më të madhe në botë, USS Gerald R Ford, ka...

Lexo më shumë

Negociatat me BE, Rama: Të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
12 Nëntor, 2025

Në 17 nëntor mbahet Konferenca e përbashkët me BE për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociateve me Bashkimin Evropian....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com