Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë përgjigje për shqetësimet e ngritura nga shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, për propozimin për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
“FSK është trajnuar nga NATO dhe shtetet anëtare të saj”, tha Presidenti në konferencën e jashtëzakonshme për media që po zhvillon në Presidencë, pas takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT’it.
Me tej, ai tha se kjo është përgjigje ndaj shqetësimeve se NATO nuk po e përkrah shndërrimin e FSK’së në ushtri përmes një projektligji që Thaçi të hënën ia dorëzoi Kuvendit.