Rajoni

Thaçi tregon bisedën me Zaev pas përgjimeve: Më kërkoi falje


               Publikuar në : 10:56 - 11/07/19 |
geliano fataj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i ka kërkuar falje në lidhje me deklaratat në të cilat ai përmend presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, të përfshirë në negociata për ndarje e shkëmbim territoresh.

Thaçi tha se Zaev ka rënë pre e mashtrimit nga humoristët rusë, të cilët janë prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e që kanë folur edhe për ndarjen e Kosovës. Edhe Zaev, në një konferencë për media në Shkup, e pranoi se ka rënë pre e këtij mashtrimi.

“Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike, rreth 20 minuta, me kryeministrin Zaev. Ai më ka telefonuar për t’u sqaruar për atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë shumë qartë se kjo ka qenë një rrethanë, në të cilën ka rënë pre e mashtrimit”, tha Thaçi.

Këto komente, ai i bëri në Prishtinë, pas takimit lamtumirës me shefen e misionit evropian për sundimin e ligjit EULEX, Alexandra Papadopoulou.

Në këtë bisedë telefonike me humoristët rusë, të publikuar në Youtube, Zaev flet se si Thaçi është pajtuar që komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, t’i takojnë Serbisë.

“Për ato që ka thënë se gjoja dhjetë komuna do t’i jepen Serbisë, ai ka treguar se i ka folur duke u bazuar në thashetheme, në dezinformata dhe në të dhënat apo lansimet e gazetës Sputnik dhe thashethemet ruse. Këto janë fjalët që mua mi ka thënë Zaev. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës. Në të njëjtën kohë nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar, por të gjitha janë të bazuara në thashetheme”, tha Thaçi./ Opinion.al

Pas