Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi paralajmëron fazë të rrezikshme nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë

2019/06/24 at 12:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Thaçi paralajmëron fazë të rrezikshme nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës është interes kombëtar për Kosovën. Në  rast se kjo gjë nuk arrihet atëherë ai parashikon se rrezikojnë të destabiziohen jo vetëm dy shtetet por edhe rajoni.

“Nuk kam kurrfarë dyshimi që marrëveshja mund të arrihet këtë vit, marrëveshje ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse nuk ndodh, do të hyjmë në një fazë të rrezikshme të këtyre raporteve, e cila edhe mund të destabilizojë jo vetëm raportet tona si dy shtete, por edhe rajonin”, është shprehur ai.

Ai i ka bërë këto deklarata të hënën në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Thaci shtoi gjithashtu se gjendja aktuale e dialogut me Serbinë është në pikën zero.

“Fatkeqësisht situata dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese. Gjërat nuk po lëvizin fare dhe aktualisht jemi duke vendnumëruar, përkundër iniciativave të fundit për të zhbllokuar dialogun, rezultati është zero. Mungesa e dialogut dhe perspektivës për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, është rreziku ma i madh i mundshëm për sigurinë e stabilitetin për të dy vendet dhe rajonin”, ka shtuar Thaçi.

Në studimin që ka bërë Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka dalë se 32% e qytetarëve të Kosovës e kanë përkrahur ndryshimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Presidenti Thaçi ka ritheksuar që opsioni i korrigjimit të kufijëve, ka siguruar përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, përkundër asaj që ai e ka konsideruar fushatë negative të partive politike ndaj këtij skenari.

“Është për keqardhje që klasa politike kosovare po dështon që të bashkohet për bërë realitet idealin e bashkatdhetarëve tonë të Luginës së Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit që t’i bashkëngjiten Kosovës”, ka thënë ndër të tjera presidenti i Kosovës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht është bllokuar pas vendosjes së taksës 100 për mallrat serbe në Kosovë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç  e ka quajtur taksën si arsyetim për mosvazhdim të dialogut. /Opinion.al

Etiketa: aleksander vucicHashim Thacikosova

Ju sugjerojmë

Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
Rajoni

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

15 Korrik, 2025 5:36 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15 Korrik, 2025 5:16 pm
IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
Aktualitet

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

15 Korrik, 2025 4:49 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

15 Korrik, 2025 4:37 pm
Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri
Aktualitet

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri

15 Korrik, 2025 4:16 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja

15 Korrik, 2025 4:05 pm
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:48 pm
Para
Kolegji Zgjedhor rrëzon Idajet Beqirin, lë në fuqi 30 qershorin

Kolegji Zgjedhor rrëzon Idajet Beqirin, lë në fuqi 30 qershorin

Nis samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë

Reagon Presidenca për vendimin e Kolegjit Zgjedhor

Ed Sheeran shijon ditë relaksi në Ibiza me bashkëshorten e tij

Ed Sheeran shijon ditë relaksi në Ibiza me bashkëshorten e tij

TE FUNDIT

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
15 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka caktuar...

Lexo më shumë

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
15 Korrik, 2025

Një në 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat e drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza...

Lexo më shumë

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
15 Korrik, 2025

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të martën ta dënojë një të mitur me burgim për të miturit në lidhje me...

Lexo më shumë

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com