Pas miratimit të projektligjit për buxhetin e Kosovës për vitin 2016, ku opozita hodhi gaz dhe spraj, Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi është parë duke pirë kafe në njërin prej lokaleve afër selisë së qeverisë.
Vetëm 50 metra larg tij, po mbahet protesta e dhunshme e dhjetëra aktivistëve të partive opozitare. Bashkë me të eshte parë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe ai i Bujqësisë, Memli Krasniqi.