Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi: Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE nuk do të cënohen asnjëherë

2019/09/23 at 8:37 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Thaçi: Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE nuk do të cënohen asnjëherë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Zërit të Amerikës se qeveritë mund të vijnë dhe të shkojnë, por marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian nuk do të cenohen asnjëherë.

Presidenti Thaçi i bëri këto komente në një bisedë me Zërin e Amerikës në Iowa ku vizitoi Gardën Kombëtare, Asamblenë e Përgjithshme të këtij shteti amerikan, takoi guvernatoren, Kim Reynolds si dhe studentet nga Kosova.

Thaçi tha se pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Kosova duhet të formojë shpejt një qeveri të re, që do të përballet me sfidat që e presin vendin.

“Por fillimisht do të jenë prioritetet e brendshme e pastaj do të diskutohet edhe për mundësinë e tejkalimit të të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut, që të mos jetë pengesë as Kosova e as Serbia”, tha ai.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Kosova u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së saj. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Presidenti Thaçi tha se duhet një debat i brendshëm sa u përket tarifave në të cilën duhet të përfshihen edhe partitë politike, qeveria, parlamenti dhe shoqëria e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar në vazhdimësi pezullimin e tarifave, ndërsa Bashkimi Evropian heqjen e tyre për të rihapur bisedimet me Serbinë, por qeveria në largim e Kosovës i ka rezistuar kësaj trysnie duke nxitur shqetësime për cenimin e marrëdhënieve me aleatët e saj…

“Qeveritë mund të vijnë dhe mund të shkojnë, por raportet tona me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian nuk do të cenohen asnjëherë”, tha presidenti Thaçi.

Ai beson së emërimi i zotit Mathew Palmer si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara do të jenë aktive në rajon dhe në procesin e bisedimeve Kosovë Serbi. Zoti Palmer i tha këtë javë Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara duan një zgjidhje që të jetë në pronësi lokale, që të jetë e qëndrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët.

Presidenti Thaçi tha se vetëm një marrëveshje që çon në njohje të ndërsjellë ka kuptim për popullin e Kosovës…

“Natyrisht se në kuadër të dialogut dhe negociatave që do të zhvillohen do të ketë opinione të ndryshme të cilat unë mendoj se në fund do të rezultojnë më një marrëveshje përfundimtare historike me njohje reciproke”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se asnjëherë nuk ka qenë në tryezën e bisedimeve mundësia e ndryshimit të kufijve, ide që ishin hedhur në verën e vitit të kaluar si mundësi për të arritur një marrëveshje ndërmjet palëve. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka theksuar se angazhohet për një vënie kufiri ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që nënkupton ndarjen e Kosovës, ndërsa presidenti Thaçi kishte hedhur idenë për korrigjim kufiri që nënkupton sipas tij, bashkimin me Kosovën të Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptarë në jug të Serbisë.

“Kurrë nuk ka qenë në tryezë ndryshimi i kufijve. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm. Të gjithë ata që kanë folur për ndryshim të kufijve të Kosovës kanë prezantuar një mashtrim për opinionin publik me karakter elektoral. Territori i Kosovës është i paprekshëm. Por unë gjithmonë respektoj të drejtën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës. Të gjitha opinionet tjera janë gënjeshtra”, tha ai.

Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve në Kosovë dhe diplomatët shpresojnë që kjo të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm./VOA

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Zgjedhja e Von der Leyen, Rama: Lajm i mirë, një europeiste e palëkundur

Rama komenton lajmin për tërmetin, niset drejt SHBA për të takuar Trump

Përplaset autobusi me pasagjerë, mbi 20 të vrarë në Pakistan

Përplaset autobusi me pasagjerë, mbi 20 të vrarë në Pakistan

“Kam pritur dy vite që të bënin ndryshimet”, Meta dekreton ligjet për…

Meta mesazh pas tërmeteve: Ruani qetësinë, kthejuni normalitetit

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com