Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar Albin Kurtin si i propozuar për Kryeministër në Qeverinë e Re, për t’i dorëzuar dekretin.
Klan Kosova citon burime nga zyra e Presidentit të Kosovës të cilat konfirmojnë ftesën e tij për kreun e Vetëvendosjes për një takim sot në orën 12:00.
Ky vendim vjen pas pranimit të Vetëvendosjes të mandatit të formimit të Qeverisë si subjekt fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.
Disa ditë më parë Thaçi tha se kishte firmosur vendimin për të mandatar Kurtin si kryeministër dhe se po e priste që ai të merrte detyrën.
Vetëvendosja ende nuk ka arritur një marrëveshje qeverisjeje në koalicion me LDK-në. Në daljen e fundit për mediat Kurti tha se palët janë pranë një marrëveshje por ende nuk është arritur një e tillë. Ndërkohë parlamenti kosovar nis sot punën i kryesuar nga Glauk Konjufca. /Opinion.al