Rajoni

Thaçi dhe Veseli mbeten në paraburgim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:00 - 21/12/22 |
Opi Nion

Gjykata Speciale ka marrë vendim që t’ua vazhdojë paraburgimin dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Vendimi është marrë të hënën më 19 Dhjetor dhe është publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

Në këtë vendim thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 Janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.

Ky afat është dhënë për të dy palët.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjenden në paraburgim nga muaji Nëntor i vitit 2020-të./ KlanKosova

Pas