Tensionet në sallën e Kuvendit kanë nisur para se të nisë seanca plenare.
Një reagim ka pasur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili e pati paralajmëruar para dy ditësh vendosjen e punonjësve të Gardës në Parlament.
Bardhi shpërtheu ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e quajtur mashtruese.
“Ku është ajo mashtruesja që tha nuk ka urdhër për masa për Gardën? Ku është?”, dëgjohet të thotë Bardhi me zë të lartë./Opinion.al