Aktualitet

Tha se Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Starikov: Gënjeva


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:28 - 01/04/22 |
Opi Nion

Përkthyesja shqiptare ne Gjermani, Suzana Skenderi Starikov ka reaguar përsëri pas postimi të saj në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Sekretarin aktual, Stoltenberg.

Në reagimin e dytë, Starikov thotë se ka bërë shaka dhe se nuk ka asnjë të vërtet me atë që kishe deklaruar për Ramën. Ajo thotë se gënjeu pasi sot është 1 prilli.

LEXO EDHE: Përkthyesja shqiptare në Gjermani:Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO

“Po bëja shaka, është një gënjeshtër e 1 prillit, asgjë tjetër. Më falni që ju zhgënjej! Por nuk kam pse të ndjej keqardhje. Është faji yt, nëse publikon pa ndonjë hulumtim të mëparshëm, madje edhe duke marrë parasysh faktin se sot është dita e 1 prillit”,-shkruan Starikov./Opinion.al

Pas