Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teza e re e PD? Patozi: Qeveri teknike dhe kryeministrin ta propozojë PS

2017/02/24 at 10:08 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Teza e re e PD? Patozi: Qeveri teknike dhe kryeministrin ta propozojë PS

Nëse do të ishte në vendin e Bashës, deputeti Astrit Patozi do t’i propozonte kryeministrit Rama që pasi të pranojë qeverinë teknike, kryeministrin e ardhshëm ta propozojë PS. Deklaratën Patozi e bëri në studion e lajmeve në Ora News, i cili tha se nuk beson në asnjë skenar të protestës. Deputeti demokrat tha se qëllimi është një dhe i vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nëse krijohet qeveria kujdestare, opozita do të votojë vettingun.


Pjesë nga intervista Patozi: Unë nuk besoj që ka interes publik që ne të diskutojmë kaq gjatë për stilin apo për retorikën e Bashës përsa kohë që nuk ka asgjë të re në kërkesat tona. Ne thjesht duhet të diskutojmë çfarë po ndodh me protestën dhe kush është përgjigja nga ana tjetër. Kjo i intereson publikut dhe jo stili apo retorika që përdor Basha. Janë të parëndësishme këto thirrje?

Patozi: Edhe ato kanë kuptimin e tyre përsa kohë protesta nuk do provokohet ajo do të vijojë e qetë, por përsa kohë do përballet me shurdhërinë me fyerjen e palës tjetër sigurisht do ketë një reagim tjetër. Nuk ka asnjë nevojë për të diskutuar retorikën e Bashës sot përsa kohë ishin mijëra shqiptarë në 18 shkurt që marshuan të qetë. Ata ishin në një numër të tillë për të përmbysur 10 qeveri.

Këto thirrje kanë një skenar?

Patozi: Unë nuk besoj në asnjë skenar. Protesta është solide në kërkesën e vet. Opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithçka tjetër që presupozohet është thjesht anashkalim i thelbit.

Patozi: Nuk do merrem me ratifikimin e ambasadorit. Ajo që ka rëndësi te deklarata e tij është që ajo shkon në një linjë me frymën e protestës. Protesta ka në vetëvete një shqetësim social, politik në Shqipëri dhe që nuk është vetëm i PD. Pra ambasadori i OSBE tha që qarkullojnë 2 mld euro në ajër që mund të përdoren për zgjedhjet. 2 mld euro është një shifër e frikshme e cila do përmbyste rezultatet e zgjedhjeve në SHBA dhe jo më në Shqipëri që kemi një buxhet që nuk i kalon 4 mld dollarë. Ky është fiks reflektimi i gjendjes për të cilën ne kemi ngritur shqetësimin. Ajo që duhet qartësuar është sesi do të dilet nga kjo. Pra opozita është e vendosur për ti shkuar deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që pala tjetër nuk ka asnjë përgjigje. Ose ka një përgjigje që thotë respektojmëprotestën por jo përmbajtjen e saj. Ne nuk kemi nevojë për respektin e tyre. Në kemi dalë për një qëllim, për kauzën tonë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ju e mbani përgjegjësinë që këto 2 mld kanë qarkulluar në 2013?

Patozi: Kjo nuk ka lidhje. Është e pakrahasueshme. Boshart mund të dalë nesër dhe të thotë kjo është për 97, por kjo nuk ka më vlerë. Të gjithë shqiptarët e dinë që kanabizimi me bazë nga Shqipëria shqetëson gjithë Europën dhe nga 2013 deri sot janë 2 situata të pakrahasueshme. Pra atë 2 mld vereni në këtë situatë, pavarësisht se ambasadori tërheq deklaratën. Shqipëria sot është në një situatë të nderë para elektorale. Ne na akuzojnë sot, qeveria po thotë që është e parakohshme. Pra ajo thotë që të presim që zgjedhjet të vidhen pastaj të reagojmë. Ne po bëjmë të kundërt dhe po e bëjmë në shërbim të vendit jo të PD. Ne po i kërkojmë qeverisë të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo gjë tjetër që thuhet për protestën është shumë më e parëndësishme sesa kauza jonë.

Çfarë kërkon PD?

Patozi: Të kërkosh zgjedhje të parakohshme është detyrë e çdo opozite dhe kërkohën kudo. Jo çdo kërkesë është e mundur. Që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme kjo është normale, por që zgjedhje të parakohshme të ketë sa herë kërkon opozita kjo nuk është normale. Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk është fundi i botës që nuk ka ndodhur.

Patozi: Qeveri teknik dhe kryeministri të propozohet nga PS

Patozi: Ne kërkojmë një qeveri kujdestare dhe po na thuhet që po protestokemi jo për zgjedhje të lira, por që të mbrohemi nga vettingu. Nëse është kështu atëhere cfarë e pengon qeverinë të japë qeverinë teknike dhe ne jemi gati të shkojmë të votojmë vettingun që nesër. Madje unë po të isha në vend të Bashës do ti thoja kryeministrit që jam gati që edhe kryeministrin e ardhshëm ta propozojë PS, por kjo të jetë qeveri kujdestare që të mbështet nga të gjitha palët.

Ju keni kërkuar edhe rishikim të 7 ligjeve?

Patozi: Po nuk ka rëndësi çfarë kemi kërkuar. Unë po them mendimin tim. Unë besoj se ne duhet të jemi të gatshëm të shkojmë deri tek vettingu. Sepse vetingu po përdoret për të njollosur thelbin e protestës që është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë them se në rast se qeveria thotë se vettingu qënka më i rëndësishëm se zgjedhje të ndershme dhe të lira atëhere le të lëshojë vendin dhe t’ia lëmë vendin një qeveria kujdestare që të mbështet nga ne dhe forca të tjera. LSI i ka interesat të lidhura me PS

Patozi: Nuk mund të përjashtojë askënd që tek kauza jonë të përfshihet, por nuk besoj tek ky skenar sepse interesat e LSI janë të lidhur me Ramën. Ka një llogari që i con të dyja partitë në të njëjtën frymë. Por do të ishte e mirëpritur çdo forcë politike. /Oranews.tv/

Etiketa: astrit patoziqeveri teknike


Ju sugjerojmë

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide
Aktualitet

Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide

1 Tetor, 2025 2:35 pm
Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria
Bota

Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria

1 Tetor, 2025 1:56 pm
“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

1 Tetor, 2025 1:34 pm
Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

1 Tetor, 2025 12:43 pm
Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
Kryesore

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

1 Tetor, 2025 12:13 pm
Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës
Kryesore

Takimi mes “Mundësisë” dhe PD, opozita ende pa kandidat për bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 11:31 am
Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët
Kryesore

Qeveria marrëveshje me Politeknikun, Rama: Praktikë të veçantë për studentët

1 Tetor, 2025 11:24 am
34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini
Kronikë

34-vjeçari i dënuari për vjedhje dhe dhunë kapet me Lamborghini

1 Tetor, 2025 10:47 am
Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
Aktualitet

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

1 Tetor, 2025 10:11 am
Para
Intervista/ Basha i dha mikrofonin militantit, flet Fevziu: Ja pse nuk pranova një skenë të tillë

Intervista/ Basha i dha mikrofonin militantit, flet Fevziu: Ja pse nuk pranova një skenë të tillë

Video/ Refuzon të presë penalltinë, portieri i kthen …. topit

Video/ Refuzon të presë penalltinë, portieri i kthen .... topit

VIDEO/ Si reagon Eli Fara kur merr komente negative

VIDEO/ Si reagon Eli Fara kur merr komente negative
















TE FUNDIT

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
1 Tetor, 2025

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella është shfaqur sot sërish për publikun në ditën e parë të muaji i...

Lexo më shumë

Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide

Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide
1 Tetor, 2025

Një tjetër ngarkesë me speca ka rezultuar me normë të lartë pesticidesh në kufi të Kroacisë. Njoftimi është dhënë nga...

Lexo më shumë

Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria

Droni nënujor i Ukrainës përfundon në Turqi, alarmohet ushtria
1 Tetor, 2025

Natën e 30 shtatorit, peshkatarët turq gjetën një dron nënujor ukrainas të tipit Magura që doli në breg pranë qytetit...

Lexo më shumë

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
1 Tetor, 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë nga qelia e burgut pas shkarkimit nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com