Sport

Teuta, shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:57 - 02/08/20 |
el ida

Ekipi i Tiranës, kampion në fuqi i Superiores, ka pësuar një disfatë në stadiumin “Air Albania”, duke u mundur me rezultatin 2-0 nga Teuta, e cila fitoi Kupën e Shqipërisë pas 15 vitesh.

Në një finale pa spektatorë, durrsakët kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Rustem Hoxhën, që realizon pas një goditje nga këndi.

Në pjesën e dytë, ishte Lorenco Vila, i cili dërgoi topin në portën e kampionëve të Shqipërisë për të çuar në 2-0 rezultatin e ndeshjes që i mbylli praktikisht llogaritë e kësaj finaleje.

Në fund Teuta ngriti trofeun e këtij kompeticioni që ishte i katërti për të./Opinion.al

Pas