Tetëmbëdhjetë ambasadorë të Bashkimit Europian, të kryesuar nga ambasadorja Romana Vlahutin, kanë mbërritur ditën e sotme në Dibër, ndërsa janë takuar edhe me kryebashkiakun Muharrem Rama.
Mësohet se takimi është zhvilluar pa praninë e medias, por mendohet se çështja e azilkërkuesve shqiptarë në BE që kryesisht janë nga zonat e veriut, ka nxitur ambasadorët të shikojnë nga afër situatën dhe të dërgojnë mesazhin e tyre.
Ambasadorët pas takimit me kryebashkiakun e Dibrës, do të vizitojnë edhe Kalanë e Dodës.