Bota

Tetë viktima nga sulmi vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 11/07/21 |
Opi Nion

Së paku tetë njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, thanë autoritetet. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist Al-Shabab.

Një zëdhënës i policisë somaleze tha se komisionari i policisë në Mogadishu, Farhan Mohamud Qaroleh, ka qenë shënjestër e sulmit, porse ai ka shpëtuar pa u dëmtuar.

“Një bombardues vetëvrasës, me eksplozivë të rëndë të kurdisur nga grupi terrorist Al-Shabab, ka shënjestruar komisionarin e policisë në Mogadishu”, tha zëdhënësi i policisë, Sadiq Adam Ali.

Al-Shabab, me vite, kryen sulme kundër civilëve dhe forcave qeveritare në Somali, në përpjekje për të vendosur ligje të ashpra islamike.

Grupi është i lidhur me organizatën terroriste të Al Kaidës.

Militantët e tij janë dëbuar nga Mogadishu në vitin 2011, por grupi vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në disa pjesë të Somalisë./ REL

Pas