Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tetë mënyra se si teknologjia po na bën më “budallenj”

2017/02/18 at 5:45 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 6 min
A A
Tetë mënyra se si teknologjia po na bën më “budallenj”

Njerëzit mendojnë se iPhonet, laptopët dhe Netflixi janë prova të progresit. Në disa drejtime, është e vërtetë. Për shembull, një sasi e moderuar aktiviteti në Google mund të jetë e mirë për trurin, dhe ka aplikacione që mund të rrisin funksionet dhe veprimtarinë e trurit.


Megjithatë, avantazhet e teknologjisë vijnë edhe me pasoja të paqëllimshme. Në trurin tonë “rivendosen kabllo të reja” prej teknologjisë, thotë neuroshkencëtari Michael Merzenich në librin e tij “Cfarë po i bën interneti trurit tonë”. Merzenich paralajmëron se efekti i teknologjisë mbi inteligjencën njerëzore mund të jetë “vdekjeprurës”.

Atëherë, cfarë po i bën teknologjia mendjes sonë?

  1. Po na shkatërron gjumin

Studimet kanë treguar se drita ku mbizotëron bluja, që emetohet prej pajisjeve si smartphone, tabletë dhe laptopë mund të pengojë lëshimin e melatoninës nga trupi ynë gjatë natës. Melatonina është një hormon i rëndësishëm që ndihmon për të rregulluar orën e trupit, duke i “treguar” atij se kur është natë dhe kur duhet të ndihet i përgjumur. Drita blu e ndërpret këtë proces, dhe kjo e bën të pamundur që t’i përmbahemi një programi të përshtatshëm gjumi. Humbja e gjumit ka një sërë efektesh negativë për trurin. Nëse nuk bën shtatë apo më shumë orë gjumë gjatë natës, atëherë do të vuash nga gjendje shpirtërore gjithnjë e më të zymta, rënie të fokusit në punë dhe probleme me kujtesën, për të mos përmendur një humbje të indeve të trurit. Të gjithë kjo nuk të bëjnë njeri të këndshëm për t’u shoqëruar.

  1. Shpërqëndrohesh lehtësisht

Nuk ka nevojë për shkencën për ta ditur këtë gjë, por teknologjia e bën shumë më të kollajtë shpërqëndrimin, qoftë kur bëhet fjalë për largim nga një projekt i rëndësishëm për të kontrolluar telefonin, qoftë kur kalon nga një tabelë e lundruesit në internet në tjetrën, pa u fokusuar në fakt tek asnjëra. Eshtë vërtetuar se kryerja e detyrave të shumta njëkohësisht nuk funksionon – në fakt përfundon duke i bërë të gjitha shkel e shko. Sidomos adoleshentët janë më të shpërqëndruar se kurrë. Një studim i vitit 2012 i Peë Research Center, ku u vëzhguan më shumë se 2400 mësues zbuloi se shumica e tyre mendonin që nxënësit janë më të shpërqëndruar se sa brezat e mëparshëm. 87 përqind e mësuesve ranë dakord me pohimin se “teknologjitë e sotme digjitale po krijojnë një brez që shpërqëndrohet lehtësisht, me segmente shumë të vegjël të përqëndrimit”, ndërkohë që 64% ranë dakord me pohimin se “teknologjitë e sotme digjitale më shumë i shpërqëndrojnë nxënësit, se sa i ndihmojnë nga pikëpamja akademike”.

  1. Nuk mban mend shumë

Tendenca e teknologjisë për të të shkëputur nga gjithcka tjetër që mund të jesh duke bërë e bën më të vështirë formimin e kujtimeve të rinj. Sic e shpjegon Nicholas Carr në librin e sipërpërmendur, kujtesa vjen në dy lloje: kujtesa rastësore e punës dhe kujtesa afatgjatë. Informacioni duhet të kalojë nga kujtesa e punës në kujtesën afatgjatë me qëllim që të depozitohet. Cdo ndërprerje në proceset e kujtesë së punës – si për shembull, të ndalesh për të kontrolluar postën elektronike apo të dërgosh një sms në mes të leximit të një artikulli – mund të fshijë informacionin në mendjen tënde, përpara se të ndodhë transmetimi. Po kështu, ka një limit në sasinë e informacionit që kujtesa e punës mund të marrë njëkohësisht. Përthithja e një sasie të madhe informacioni – që kur je në internet ndodh shpesh – është njësoj si “të hedh ujë në një gotë gjatë gjithë ditës”, thotë eksperti i produktivitetit Tony Schëartz.

  1. …. kështu që ti ia beson internetit kujtesën e gjërave për ty

Dikur njerëzit ishin në gjendje të përthithnin sasi të mëdha dije – si recitimi i romaneve të tërë, fjalë për fjalë – por teknologjia ka eleminuar edhe nevojën, edhe nxitjen për ta bërë. studimet kanë treguar se kur ti e di që Google apo celulari yt mund të mbajë atë copë informacioni për ty, atëherë je më pak i prirur ta depozitosh në kujtesë. Vitin që kaloi, revista Scientific American e krahasoi internetin me një “hard disk” të jashtëm për trurin tonë, pasi ne e kalojmë një sasi gjithnjë e më të madhe informacioni në internet. Kjo nuk është gjëja më e keqe në botë, shton Scientific American. Ne gjithmonë ia kemi besuar një pjesë të këtij informacioni “hard disk”-ëve të jashtëm të llojeve të ndryshëm, duke ua besuar për shembull miqve dhe jo teknologjisë plotësimin e boshllëqeve të dijeve tona. Por sot po transferojmë shumë më tepër.

  1. Harron shumë më tepër se më parë

Në fakt, ata që kanë lindur pas vitit 2000 janë  më të prirur të harrojnë se cfarë dite është apo ku i kanë vënë celësat, se sa ata që janë mbi 55 vjec, sipas një vëzhgimi të vitit 2013 të kryer nga Trending Machine. Në një deklaratë shtypi pas përfundimit të studimit, terapistja familjare Patricia Gutentag e quajti teknologjinë një prej fajtorëve kryesorë. “Kjo është një popullsi që është rritur duke bërë shumë gjëra njëherësh duke përdorur teknologjinë, shpesh herë shoqëruar me mungesë gjumi. Të gjithë këto shkaktojnë rritje të nivelit të harrimit”, tha ajo.

  1. Nuk përqëndrohesh dot në atë që po lexon

Edhe nëse ke shmangur të gjithë shpërqëndrimet e mundshëm, sërish nuk përthith dot informacionin që lexon në internet, njësoj si do e bëje duke lexuar një libër. Dhe për këtë nuk mund t’ia vësh fajin tekstit apo gërmës. Ata linket e vegjël që i gjen kudo nëpër artikujt e internetit e bëjnë trurin tënd të punojë më shumë, duke i lënë kështu më pak fuqi mendore procesit që je duke lexuar. Edhe po të lexosh në ekrane – si një laptop apo iPad, ka apo nuk ka linke – është vërtetuar se bie aftësia thithëse e asaj që lexon.

  1. Nuk gjen dot rrugën pa GPS

Njerëzit që mbështeten tek GPS-i për të lëvizur kanë më pak akyivitet në hipokamp, një zonë e trurit që lidhet me kujtesën dhe navigimin, sipas një serie studimesh të paraqitur në 2010. Përdorimi i kujtesës hapësinore – që përfshin përdorimin e të dhënave pamore për të zhvilluar “harta konjitive” që kujtojnë rrugët – në vend të autopilotit me GPS të makinës, mund të ndihmojë për të parandaluar probleme me kujtesën më vonë gjatë jetës, sipas studimit.

Një studim i vitit 2008 i Universitetit të Londrës zbuloi se shoferët e taksive kishin hipokampë më të zhvilluar se sa të tjerët – ndoshta sepse janë kaq të mësuar duke lëvizur në qytete duke përdorur kujtesën hapësinore, në vend që të mbështeteshin tek GPS.

  1. Ke trurin e një drogaxhiu

Varësia nga interneti nuk është thjeshtë një term kot që prindërit përdorin për të tmerruar të rinjtë që kalojnë shumë kohë duke luajtur me Candy Crush. Shpenzimi i një pjese të madhe të kohës në internet mund të shkaktojë ndryshime në tru që janë të ngjashëm me ata të varësisë nga droga apo alkooli, sipas një studimi të vitit 2012.

Të varurit nga interneti – sidomos të rinjtë që luajnë e që përshkak të kësaj refuzojnë ushqimin, shkollën dhe gjumin për ditë të tëra – kanë materie jonormale gri dhe të zezë në tru, që pengon ato rajone të trurit të përfshirë në përpunimin e emocioneve dhe rregullimin e vëmendjes dhe vendim-marrjes. Alkoolistët dhe të varurit nga droga kanë anomali të ngjashme në tru, sipas studimit.

“Kam parë njerëz që kanë ndërprerë marrjen e leksioneve në universitete, kanë ngelur në klasë apo kanë prishur martesat”, për shkak të varësisë nga interneti, thotë Dr Henriette Jones, e cila ka një klinikë për kurimin e varësisë nga interneti.

Tani që jeni tamam të tmerruar nga efektet e teknologjisë, thjeshtë shkëputini për pak kohë…

Etiketa: budallenjteknologjia


Ju sugjerojmë

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?
-Teknologji

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?

3 Gusht, 2025 3:16 pm
A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale
Life Style

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale

2 Gusht, 2025 3:12 pm
Revista amerikane/Bora, vajza bareshë në malet shqiptare-Tregim nga Elizabeth Miller
-Kulturë

Revista amerikane/Bora, vajza bareshë në malet shqiptare-Tregim nga Elizabeth Miller

2 Gusht, 2025 10:13 am
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Bisedat e shpërndara me ChatGPT po shfaqen në Google, çfarë po ndodh
Life Style

Bisedat e shpërndara me ChatGPT po shfaqen në Google, çfarë po ndodh

1 Gusht, 2025 4:08 pm
Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?
Life Style

Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?

1 Gusht, 2025 4:06 pm
Zbulohet insekti gjigant në Australi
Life Style

Zbulohet insekti gjigant në Australi

1 Gusht, 2025 3:49 pm
I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë
Life Style

I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë

1 Gusht, 2025 3:46 pm
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
Kryesore

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

1 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:12 am
Para
‘Në shesh derisa të sigurojmë zgjedhje të lira’

'Në shesh derisa të sigurojmë zgjedhje të lira'

Foto/ Ja çfarë po ndodh tani tek protesta e PD-së

Foto/ Ja çfarë po ndodh tani tek protesta e PD-së

Video/ Gaz Paja konfliktohet me gazetaren, çfarë e pyeti ajo që u bë arrogant aktori

Video/ Gaz Paja konfliktohet me gazetaren, çfarë e pyeti ajo që u bë arrogant aktori
















TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com