Po vijon prej një jave beteja për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Pishëporos dhe Darëzezës në Fier.
Shërbimet zjarrfikëse dhe avionët grek Canadair vijojnë punën nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.
Ndërsa raportohet se zjarri i është afruar edhe banesave por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse flakët janë neutralizuar.
Aktualisht vatrat e zjarrit janë me intensitet të ulët dhe po punohet për fikjen e plotë të vatrave të zjarrit./Opinion.al