-Shëndeti

Testi i gjakut që mund të identifikojë mbi 50 lloje të kancerit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 31/03/20 |
el ida

Shkencëtarët nga Insituti për Kancer, Dana-Farber, Universiteti i Harvardit për Mjekësi dhe rreth 40 shkencëtarë të tjerë në botë, kanë deklaruar se një test i thjeshtë i gjakut mund të identifikojë 50 lloje të kancerit, zakonisht përpara shfaqjes së simptomave të para.

Testi sipas tyre kërkon ndryshimet kimike që ndodhin në copëzat e kodit gjenetik, ADN, të cilat kalojnë nga tumoret në gjak. Aty janë përfshirë më shumë se 50 llojë të kancerit, duke përfshirë atë në mushkëri dhe vezore.

Ekspertët shpresojnë se ky test do të ndihmojë në zbulimin e tumoreve më herët, kur ata janë të trajtueshëm.

Sipas tyre, 99 për qind e rezultateve të testeve kanë qenë të sakta, ndonëse do të duhet shumë punë për të vërtetuar shkallën e gabimit.

Në publikimin e fundit në revistën shkencore, “Annals of Oncology”, mjekët kanë thënë se janë duke realizuar testimet tek pacientët. Deri më tani ata kanë testuar më shumë se 4,000 mostra nga disa pacientë të prekur nga kanceri dhe disa të shëndetshëm./Opinion.al

 

Pas