Kronikë

Testi i drogës tek shoferët, arrestohet një 25-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 19/04/22 |
Opi Nion

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, nga testi i drogës i kryer nga Policia Rrugore e Tiranës.

.  Gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi J. Ç., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Ç., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur për herë të parë me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.

Pas