Italia ka rreth 60 milionë banorë por rezultatet e testeve të antitrupave treguan se 1.48 milion njerëz, ose 2.5% e popullsisë, kanë pasur koronavirus.
Shifra këto 6 herë më të larta nga numri zyrtar i personave të raportuar si të infektuar me Covid-19 në vendin fqinj.
BBC raporton se në testime morën pjesë rreth 65,000 italianë, si pjesë e një fushate për të vlerësuar shkallën e përhapjes së koronavirusit.
Ky vend konsiderohet si një nga më të goditurit në botë nga pandemia e koronavirusit. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Itali janë infektuar me koronavirus 248,229 persona, dhe 35,166 humbje jete./Opinion.al