Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Testamenti i prindërve, Sadetja për vëllain: Mafiozi që ka katër vila edhe do hala

2023/04/16 at 10:22 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Testamenti i prindërve, Sadetja për vëllain: Mafiozi që ka katër vila edhe do hala

Sadetja është motra e thirrur nga Iliri në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar asaj firmën për testamentin e prindërve.


Në insertin prezantues në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Sadetja shprehet me deklarata të forta kundër vëllait.

Sadete: Ku ësht ai mafiozi i Italisë që më ka thirrur mua sot? Për çfarë më ka thirrur njëherë, ta di dhe unë? Ku e ka hallin ai? Kur desha unë atë që desha, ai më ktheu kurrizin mafiozi që ka katër vila edhe do hala. Do më shikojë sot mua ai kush jam!

Për këtë deklaratë të Sadetes, Iliri u përgjigj në studio se duart e tij janë “duar punëtori, jo mafiozi”. Kur moderatori Ardit Gjebrea fton Sadeten në studio, ajo refuzon të ulet dhe menjëherë shkon drejt të vëllait duke u përplasur verbalisht me të.

Sadete: Për çfarë më ke thirrur ti mua sot ore?

Ilir: Qysh për çfarë të kam thirrur?

Sadete: Për çfarë më ke thirrur?

Ilir: Ti e di shumë mirë për çfarë të kam thirrur unë.

Sadete: Pse më ke thirrur, çfarë kërkon nga unë?

Ilir: Firmën.

Sadete: Pak po vuaj me këto që kam në shtëpi?

Ilir: Nuk më intereson fare, unë kam familjen time.

Sadete: Jam pa shtëpi e pa fëmijë, jam rrugëve.

Ilir: Rrugëve? Nuk është faji im, nëna e baba të kanë dhënë burrë.

Sadete: Çfarë burri thua ti ore?

Ilir: Burrë pra, të kanë dhënë burrë. Unë do shikoj familjen time, jo tënden.

Sadete: Po mirë kështu më ndodhi mua, si t’ia bëj?

Ilir: Unë çfarë të të bëj ty? Unë i kam ndihmuar të gjithë…

Sadete: Më fëlliqe ti mua këtu, çfarë kërkon, çfarë do nga unë?

Ilir: Unë desha firmën.

Sadete: Thirri mendjes se na fëlliqe këtu, çfrë do, çfarë do nga unë?

Ilir: Desha firmën tënde dhe shko ulu atje.

Sadete: Firmë unë ty s’të jap sikur në qiell të hipësh ti e unë të zbres poshtë.

Ilir: Unë do ta marr.

Sadete: Fare! Shtëpinë njëherë nuk ke gjë ti gjallë në botë!  Unë kërkoj hall, strehim koke. Jam jashtë pa shtëpi. Ti mua më do firmë që ke katër copë.

Ilir: Moj motër, unë kam shkuar ditën e tretë të operacionit se kam bërë dy operacione. Ditën e tretë kam shkuar në punë moj të ngisja ekskavatorin. Duhej të shkoja moj se duhej të haja. Moj ç’është kjo moj zonja Eni, të lutem?

Sadete: Më kanë poshtëruar.

Eni Çobani: Tani është e vërtetë që ke katër vila se thonë ke katër vila, ti paç dhjetë xhanëm…

Ilir: Moj zonja Eni çfarë vilash? Kam të tria vajzat, unë kam hyrë garant që të blejnë shtëpi.

Sadete: Edhe 700 metër që ke te shtëpia e vjetër aty. Ore unë nuk do marr shtëpi në varr, unë desha sa të strehoj kokën, ta gëzosh ti shtëpinë. Por unë nuk të jap firmë ty kurrë pa marrë certifikatën e shtëpisë time, të qetësohem edhe unë një ditë, të qetësohem edhe unë si gjithë njerëzit. Jam pa asnjë kusht në këtë moshë! Jam pa sallon, kam bërë një copë shtëpi shtesë.

Eni Çobani: Tani më fal zonja Sadete, me gjithë dhimbjen që na përcollët me faktin që ti nuk ke pasur fëmijë dhe kjo është një fatkeqësi që s’e keni pasur vetëm ju, por ka shumë gra. Tani ky kusht që ju vini, po s’mora unë certifikatë banese, unë s’të hedh firmën, tani çfarë lidhjeje ka ky me banesën tënde se tani më vjen keq? Tani ti kërkon para nga zotëria se duhet ta thuash troç tani që ta dëgjojë publiku, kërkon para apo jo?

Ilir: Dil hapur!

Eni Çobani: Kërkon t’ia shesësh vëllait atë pjesë toke që ti të marrësh lekë që të bësh certifikatën se kështu i bie!

Sadete: Po ashtu desha se unë jam pa gjendje.

Eni Çobani: Motrat që flasin në këtë formë unë nuk i kuptoj dot se jemi motra vetë, e kupton.

Sadete: Të më ndihmojë se unë nuk kam gjendje./tvklan.al

 

Etiketa: ilirsadete


Ju sugjerojmë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
Para
Berlusconi: Nuk do ta takoja Zelenskyn nëse do isha kryeministër, e gjykoj negativisht sjelljen e tij  

Përmirësohet gjendja e Silvio Berlusconit del nga terapia intensive

Berisha për Alibeajn: Fsheh vëllain e tij, i arrestuar për rrëmbim me armë në BE

“Ç’e keni këtë zakon që doni mbrapsht”,Berisha kundër gjuhës së Ramës: Fjalor alla alabak

Finlandë: Nis punën reaktori më i madh bërthamor në Evropë

Finlandë: Nis punën reaktori më i madh bërthamor në Evropë
















TE FUNDIT

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com