Sport

Test pozitiv edhe për Paolo Maldinin dhe djalin e tij


               Publikuar në : 21:49 - 21/03/20 |
Opi Nion

Paolo Maldini dhe djali i tij Daniele kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit. Lajmin e bën të ditur klubi i futbollit të Milanit, që njofton se drejtori teknik i tij, pasi kishte rënë në kontakt me një person të infektuar dhe kishte patur simptoma, kishte kryer tamponin. Rezultati ka qenë pozitiv. Jo vetëm për për menaxherin teknik të klubit, por edhe për djalin e tij, sulmues i skuadrës së të rinjve.

“Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe kanë kaluar dy javë në izolim siç parashikohet nga protokollet mjekësore. Periudha e izolimit do të zgjatet deri në shërimin e plotë të të dyve”, ka bërë të ditur në njoftimin e tij klubi i Milanit./Opinion.al

Pas