Aktualitet

Test “idioti” për drejtuesit e mjeteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 28/12/21 |
Opi Nion

Aksidenti tragjik me dy viktima pasditen e të hënës në rrugën e Kombit, i bashkohet më shumë një mijë aksidenteve të tjera të ndodhur gjatë vitit. Ekspertët e sigurisë rrugore kërkojnë që të ketë vëmendje më të shtuar nga autoritetet për t’i parandaluar ngjarjet rrugore. Gëzim Hoxha, i ftuar në edicionin e lajmeve në Klan Nevvs deklaron se ka ardhur koha që të bëhet testi i idiotit për drejtuesit e mjeteve.

“Duhet bërë testi i ‘idiotit’, kemi shumë drejtues automjetesh që qarkullojnë kur nuk janë mirë mendërisht si rezultat i lindjes së tyre me defekte apo nga dëmtimi i sistemit nervor të tyre për shkak të përdorimit të narkotikëve apo në gjendje të pirë”.

Edhe pse 6 muaj më parë ka ndryshuar Kodi Rrugor, eksperti Hoxha shprehet se sanksionet e parashikuara nuk janë të mjaftueshme.

“Duhet ripunuar. Ne duhet të krijojmë koncepte të sakta, duam të shkojmë në Europë me Kodin e vjetër kur shkohet me standarde. Duhet ta kemi Kodin Rrugor të njësuar me Kodin Italian sepse atë kemi kopjuar fillimisht. Duhet të bëjmë të gjitha ndryshimet që ka bërë Italia në Kodin tonë”.

Në 11 muajt e  vitit 2021 janë shënuar 1257 aksidente, 12,1% më shumë se viiti i shkuar, janë përfshirë në aksidente 1726 qytetarë si dhe kanë ndërruar jetë nga ngjarjet rrugore 176 persona nga 168 që ishin të njëjtën periudhë të vitit të shkuar./Klan News

 

Pas