Duket se Tiranën po e ndjek nga pas tersi i shkëputjes së energjisë. Pas anulimit të derbit, Tirana-Partizani për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike në stadiumin “Selman Stërmasi”, edhe sot ka ndodhur e njëjta situatë.
Vetëm tre minuta nga fillimi i ndeshjes në stadiumin e Flamurtarit në Vlorë është shkëputur energjia elektrike, por fatmirësisht është rikthyer pak minuta më vonë.
Kujtojmë se ndeshja e së enjtes mes Tiranës dhe Partizanit u ndërpre për më shumë se 40 minuta për shkak të një defekti elektrik dhe pjesa e mbetur u zhvillua drekën e së premtes.