Aktualitet

Terrorizoi Tiranën, 32-vjeçari: Bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 25/04/21 |
Opi Nion

32-vjeçari Arben Mema, i cili shkaktoi panik mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej”  ka deklaruar para autoriteteve se para se të shkonte të votonte ka blerë 5 gramë hashash, nga të cilat 2 i kishte pirë menjëherë.

“Para se të shkoja të votoja, vajta tek parku, aty bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë menjëherë”, ka thënë ai.

32-vjeçari ka marrë një makinë me qira në Kamëz, dhe ditën e sotme kishte shkuar për të votuar në Kombinat, aty ku kishte dhe Qëndrën e tij të Votimit. Më pas, i është drejtuar zonës së Yzmerishtit në kryeqytet, ku ka përplasur dy makina, ndërsa interinari i tij ka vijuar me zonën e Freskut.

Edhe në këtë zonë, 32-vjeçari ka përplasur një makinë dhe më pas, nga atje, është drejtuar drejt sheshit “Skënderbej”, ku dhe u neutralizua nga kalimtarët e rastit. Mema ka pretenduar se nuk mban mend asgjë nga çka bërë më parë, ndërsa kujton vetëm momentin ku me makinën e marrë me qira, është gjendur në mes të sheshit.

Ndërkohë 32-vjeçari është shprehur se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur, vetëm mban mend momentin e Sheshit Skënderbej. Ai thotë se të gjithë panikun që ka shkaktuar, ka qenë i pa përgjegjshëm për shkak të efektit të narkotikëve. Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen./Opinion.al

Pas