TIRANE- Shërbimi Informativ Shtetëror po raporton në Komisionin e Sigurisë për masat që ka marrë Shqipëria në luftën kundër terrorizmit. Në komision është zv.drejtori i SHISH, Ylli Alushi.
Mbledhja zhvillohet me dyer të mbyllura, ku Alushi raporton mbi të dhënat që disponohen nga shërbimet sekrete dhe masat që janë marrë kundër terrorizmit, personat nën vëzhgim, etj.
Ngjarjet e 13 nëntorit në Paris, kanë ngritur nivelin e alarmit në të gjithë botën, ku janë kërcënuar të gjitha vendet që janë renditur në krah të vendeve që luftojnë ISIS.