Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Terrorizmi ka shpërthyer”, drejtori i FBI-së jep alarmin në senat

2021/09/22 at 9:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Terrorizmi ka shpërthyer”, drejtori i FBI-së jep alarmin në senat

Agjencitë amerikane të sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit po luftojnë me atë që ata e përshkruajnë si një “rritje domethënëse” të kërcënimit nga terroristët vendas, shumë prej të cilëve po veprojnë të vetëm dhe të motivuar nga armiqësia racore ose ideologjia anti-qeveri. Zyrtarët, duke dëshmuar para ligjvënësve të martën, i bënë jehonë paralajmërimeve të fillimit të këtij viti se kërcënimet më vdekjeprurëse ndaj Shteteve të Bashkuara janë vendase, me ideologjinë e supremacisë të bardhë dhe pakënaqësitë personale që nxisin një numër në rritje të të ashtuquajturve aktorë të vetëm që të ndërmarrin veprime.


“Sigurisht, çështja e terrorizmit të brendshëm ka shpërthyer”, tha Christopher Wray, drejtor i FBI -së, në një komision të Senatit, duke e quajtur parandalimin e sulmeve terroriste përparësinë kryesore të FBI-së “tani dhe në të ardhmen e parashikueshme”.

Ne kemi dyfish ngarkesë me çështje të terrorizmit të brendshëm, nga rreth 1.000 në rreth 2.700 hetime”, tha zoti Wray për 16-18 muajt e kaluar. “Kemi rritur personelin në dyfishin e numrit të njerëzve që punojnë kundër këtij rreziku, krahasuar me një vit më parë”.

Një pjesë e këtij kërcënimi rrjedh nga sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, që rezultoi në vdekjen e pesë personave dhe është pasuar nga më shumë se 600 arrestime.

Por në dëshminë e përgatitur, zoti Wray paralajmëroi se sulmi ndaj Kapitolit “demonstron gatishmërinë e disave për të përdorur dhunën kundër qeverisë në avancimin e qëllimeve të tyre politike dhe sociale”.

Ai tha gjithashtu se shumë nga të mbiquajturit aktorët e vetëm, të motivuar nga pakënaqësitë e brendshme apo nga grupet e huaja terroriste, janë duke u mbështetur shumë tek interneti, diçka që ai tha se e bën të vështirë për t’i gjetur.

“Për shkak se ata veprojnë të vetëm dhe lëvizin shpejt nga radikalizimi tek veprimi, shpesh duke përdorur armë lehtësisht të disponueshme kundër objektivave të pambrojtura, këta sulmues nuk lënë shumë gjurmë pas”, u tha zoti Wray ligjvënësve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se vetëm në dy vitet e fundit, FBI-ja ka arritur të parandalojë sulmet terroriste në një numër qytetesh të mëdha amerikane, përfshirë Nju Jorkun, Las Vegasin dhe Majamin.

Kërcënimet e terrorizmit të huaj

Pavarësisht kërcënimit në rritje nga ekstremistët vendas, zyrtarët amerikanë paralajmëruan se kërcënimi nga grupet e huaja terroriste, si Shteti Islamik (IS) dhe al-Kaida, është vetëm disi i zvogëluar.

“Grupet terroriste të huaja vazhdojnë të japin një shpërblim të lartë për sulmet kundër Shteteve të Bashkuara”, u tha ligjvënësve Christine Abizaid, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kundër Terrorizmit, duke e përshkruar kërcënimin vetëm si “më pak akut” sesa ishte 20 vjet më parë, kur al-Kaida kreu sulmet e 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon.

“Ndërsa vitet e presionit [të kundërterrorizmit] kanë degraduar rrjetin e al-Kaidës, grupi dhe anëtarët e tij vazhdojnë të synojnë të përdorin individë me qasje në Shtetet e Bashkuara për të kryer sulme”, tha ajo.

Irani

Përveç grupeve si al-Kaida dhe ISIS, zonja Abizaid paralajmëroi se zyrtarët e antiterrorizmit janë të shqetësuar për përpjekjet e Iranit dhe të aleatit të tij, organizatës Hezbollah, për të sulmuar SHBA-në.

Në mënyrë të veçantë, ajo paralajmëroi se udhëheqësit iranianë vazhdojnë “të synojnë të hakmerren në Shtetet e Bashkuara për vrasjen e ish-komandantit të Forcës Quds, Qassem Soleimani”.

Zonja Abizaid më tej paralajmëroi në dëshminë me shkrim për përpjekjet e vazhdueshme të Teheranit për të “ndërtuar kapacitete operacionale kundër organizatave dhe njerëzve të lidhur me SHBA-në”.

Kina

Megjithatë, drejtori i FBI-së Wray u tha ligjvënësve se asnjë vend nuk paraqet një kërcënim aq të madh për SHBA-në, madje edhe më shumë se Irani, sa Pekini që e ka detyruar FBI-në të hapë një hetim të ri kundërzbulimi gati çdo 12 orë.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë vend që paraqet një kërcënim më të madh për inovacionin tonë, sigurinë tonë ekonomike dhe idetë tona demokratike sesa Republika Popullore e Kinës, kjo është arsyeja pse ne kemi mbi 2000 hetime aktive të lidhura me qeverinë e Kinës në të gjitha 56 degët tona në terren”, tha ai. “Është një rritje gati 1.300% në hetimet e spiunazhit ekonomik të lidhura me Kinën nga rreth një dekadë më parë”.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu akuzuan Kinën se po përpiqej të shfrytëzonte pandeminë e koronavirusit për të “përfituar nga prodhimi i pajisjeve mbrojtëse personale të falsifikuara dhe furnizimeve mjekësore”.

Kina “vazhdon të angazhohet në vjedhje të pronësisë intelektuale, shfrytëzimin e zinxhirëve të cënueshëm të furnizimit dhe përdorimin e presionit ekonomik për të kërcënuar sigurinë tonë ekonomike”, u tha ligjvënësve Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

Ransomware (Pirateria kibernetike)

Si zoti Wray dhe zoti Mayorkas gjithashtu përmendën si kërcënim të vazhdueshëm sulmet kibernetike të llojit ransomware, shumë prej tyre të lidhura me Rusinë.

“Vitin e kaluar, viktimat paguan rreth 350 milionë dollarë shpërblim, një rritje prej 311% në krahasim me vitin e kaluar, me pagesën mesatare që i tejkalon 300 mijë dollarët”, tha zoti Mayorkas.

“Tani jemi duke hetuar mbi 100 lloje të ndryshme të ransomware, secili me viktima pafund”, shtoi drejtori i FBI-së Wray./VOA

 

Etiketa: shbaterrorizmi


Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm, shkatërrohen ndërtesat

Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm, shkatërrohen ndërtesat

Vendimi i Kosovës për reciprocitet me targat, serbët vijojnë protestat

Vendimi i Kosovës për reciprocitet me targat, serbët vijojnë protestat

Borrell takohet me udhëheqësit e Ballkanit: Të angazhohemi më fort për…

Borrell takohet me udhëheqësit e Ballkanit: Të angazhohemi më fort për...
















TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com