Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Terroristi sirian hyn në Shqipëri me emigrantët, ndalohet nga policia

2018/07/28 at 10:40 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Terroristi sirian hyn në Shqipëri me emigrantët, ndalohet nga policia

Një emigrant që dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste në Siri dhe ka mbërritur në Shqipëri, është ndaluar nga policia. Një burim nga Policia e Shtetit i tha Report Tv se bëhet fjalë për një person rreth 35 vjeç, i cili ka hyrë në Shqipëri dy ditë më parë, me një grup emigrantësh që po tentonin të shkonin në vendet e BE-së.

Ky person nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi, por një informacion sekret i dhënë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, e identifikoi terroristin e dyshuar. Menjëherë Policia e ndaloi dhe e çoi në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Kareç të Shijakut. Ky person sipas burimeve, ka qenë pjesë e një grupi terrorist në Siri, që ka luftuar me ta, por që ka tentuar të shkojë drejt vendeve të BE-së me një identitet të ri.

Terroristi i dyshuar ka qenë pjesë e një grupi prej 16 emigrantësh që u kapën dy ditë më parë pranë pikës kufitare të Kapshticës. Ai nuk e ka dhënë emrin e tij të saktë para policisë, por informacioni i SHISH, që ka ardhur nga agjencitë e huaja, bëri të mundur identifikimin e terroristit të dyshuar.

Nuk është hera e parë që ndodh që në Shqipëri ndalohen persona që mund të kenë luftuar përkrah grupeve terroriste në Siri dhe Irak. Autoritetet shqiptare janë përpjekur ta mbajnë sekret arrestimin e sirianit.

Të dhënat për terroristin e dyshuar janë çuar te Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe tashmë pritet që ky person të dorëzohet tek autoritetet e huaja. Edhe largimi nga Shqipëria i personave që dyshohet se kanë luftuar me grupet terroriste mbahet i fshehtë.

Anëtarë të grupeve terroriste shpesh u bashkohen grupeve të emigrantëve që duan të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian, duke tentuar që të fshehin të kaluarën e tyre. Ata i hedhin mjetet e identifikimit dhe paraqesin një emër të ri para autoriteteve. Zbulimi i tyre bëhet nga agjencitë sekrete që këta persona i mbajnë në vëzhgim. / Shqiptarja.com

Etiketa: emigrantetshqiperiterrorist sirian

Ju sugjerojmë

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
Aktualitet

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

15 Korrik, 2025 4:49 pm
Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri
Aktualitet

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri

15 Korrik, 2025 4:16 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja

15 Korrik, 2025 4:05 pm
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:48 pm
Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë
Aktualitet

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë

15 Korrik, 2025 3:28 pm
Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
Aktualitet

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

15 Korrik, 2025 2:59 pm
Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
Aktualitet

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

15 Korrik, 2025 2:35 pm
“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
Aktualitet

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

15 Korrik, 2025 2:20 pm
Para
Shqipëria e fundit për sigurinë/ Krimet që tronditën shqiptarët këtë muaj, çfarë ndodh me rendin e drejtuar nga Xhafaj

Shqipëria e fundit për sigurinë/ Krimet që tronditën shqiptarët këtë muaj, çfarë ndodh me rendin e drejtuar nga Xhafaj

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, sinoptikanët japin alarmin: Vrasësi i heshtur merr jetë njerëzish  

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, sinoptikanët japin alarmin: Vrasësi i heshtur merr jetë njerëzish  

Video/Superjahti i miliarderit rus mbërrin në Sarandë

Video/Superjahti i miliarderit rus mbërrin në Sarandë

TE FUNDIT

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
15 Korrik, 2025

Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në...

Lexo më shumë

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
15 Korrik, 2025

Në Siri, trupat qeveritare kanë përparuar drejt qytetit të Suweidës, i cili është kryesisht i banuar nga druzët. Kjo u...

Lexo më shumë

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
15 Korrik, 2025

Në njërën prej deklaratave më provokative prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
15 Korrik, 2025

Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com