Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Terroristi i Mançesterit s’ka vepruar i vetëm, arrestohen në Libi babai dhe vëllai i tij

2017/05/25 at 12:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Terroristi i Mançesterit s’ka vepruar i vetëm, arrestohen në Libi babai dhe vëllai i tij

Vëllai dhe babai i kamikazit të Mançesterit janë arrestuar në Libi deklaron një zëdhënës i forcës anti-terroriste libiane.

Ahmed bin Salem tha se vëllai i personit të dyshuar për shpërthimin, Salman Abedi, u arrestua në Tripoli. Sipas tij, dy vëllezërit kishin qenë në kontakt kohët e fundit, dhe se i vëllai i Salman Abedit, Hashimi, kishte dijeni për planet e sulmit.

“Ne kemi dëshmi se ai është i përfshirë në Daesh (Shtetin Islamik) me vëllain e tij. Ne e kemi ndjekur atë për më shumë se një muaj e gjysmë,” tha zëdhënësi .

Personi i dyshuar për shpërthimin, Abedi, lindi në Angli nga prindër libianë. Babai i tij, i cili jeton në Tripoli, është ndaluar gjithashtu.

Policia britanike tha të mërkurën se ishte e qartë se vrasësi i cili shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në Mançester nuk veproi i vetëm.

“Është shumë e qartë se ky është një rrjet që po hetojmë”, tha shefi i policisë së Mançesterit, Ian Hopkins gjatë një konference shtypi.

Policia britanike ka arrestuar pesë persona në lidhje me sulmin, ndërkohë që vazhdon bastisjet në Mançester.

Policia tha se i dyshuari i pestë u ndalua të mërkurën në mbrëmje në Wigan, një qytet në perëndim të Mançesterit, raporton VOA.

Zyrtarët ndaluan gjithashtu tre persona të mërkurën, pas ekzekutimit të urdhër-arresteve në Mançesterin e Jugut. Nuk janë dhënë informacione se çfarë roli kanë pasur ata në sulmin e së hënës.

Sekretarja e brendshme britanike Amber Rudd tha të mërkurën se personi që hodhi veten në erë, Abedi, ishte “i njohur” nga shërbimet britanike të inteligjencës.

Ministrja e Brendshme britanike Amber Rudd tha se personi që kreu shpërthimin vetëvrasës, i identifikuar si 22-vjeçari Salman Abedi, ishte “i njohur” për shërbimet e fshehta britanike.

Hetuesit vazhdojnë punën për të përcaktuar nëse autori i sulmit të së hënës ka qenë pjesë e një grupi më të gjerë.

Mark Rowley, i cili kryeson Operacionet Policore Kombëtare kundër Terrorizmit, tha se në hetim është bërë përparim i mirë.

Ai tha se janë ndjekur një numër informacionesh, por autoritetet ende nuk mund të thonë nëse Abedi veproi i vetëm dhe kjo, tha zoti Rowley është me rëndësi kritike.

Komentet e tij erdhën pas vendimit të një komisioni për sigurinë, i cili e ngriti në “kritik” nivelin e alarmit ndaj terrorizmit. Deri tani në Britani ky është niveli më i lartë i paralajmërimit, që sinjalizon se ka shumë gjasa të ndodhë një sulm tjetër dhe që mund të jetë i afërt.

Ndryshimi në nivelin e paralajmërimit është i dukshëm me mobilizimin e ushtarëve për ruajtjen e disa zonave, sidomos të objekteve me grumbullime masive njerëzish si koncertet apo ndeshjet e futbollit, për të lehtësuar punonjësit e policisë.

Etiketa: arrestimelibimançestersulm

Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, 43-vjeçari me dy emra arrestohet në Tiranë

5 Shtator, 2025 9:47 am
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Putin fton Zelenskyn në bisedime: Ejani në Moskë, të premtoj se do jesh i sigurt

5 Shtator, 2025 9:18 am
Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
Kronikë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

5 Shtator, 2025 8:36 am
Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt
Aktualitet

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

5 Shtator, 2025 8:34 am
9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shtator, 2025 7:54 am
Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
Para
Bleona i drejtohet kirurgut plastik të motrave Kardashian/ Çfarë ndërhyrje do bëjë këngëtarja?

Bleona i drejtohet kirurgut plastik të motrave Kardashian/ Çfarë ndërhyrje do bëjë këngëtarja?

Pasojat e tërmetit të djeshëm, mure të çara dhe banesa të dëmtuara

Pasojat e tërmetit të djeshëm, mure të çara dhe banesa të dëmtuara

Rama në Bruksel si Kryeministër në detyrë dhe me veshje jozyrtare

Rama në Bruksel si Kryeministër në detyrë dhe me veshje jozyrtare

TE FUNDIT

I dënuar në Itali për trafik droge, 43-vjeçari me dy emra arrestohet në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Shtator, 2025

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge. Mersin...

Lexo më shumë

Putin fton Zelenskyn në bisedime: Ejani në Moskë, të premtoj se do jesh i sigurt

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
5 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkon homologut Volodymyr Zelensky të shkojë në Moskë për bisedime paqeje, duke pretenduar se do...

Lexo më shumë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
5 Shtator, 2025

Është arrestuar në Republikën Domenikane, shtetasi shqiptar Vilson Pepa, i njohur ndryshe si anëtarë i grupit kriminal që trafikonte drogë...

Lexo më shumë

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt
5 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com