Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Terrori nuk është vetëm fushë veprimi e meshkujve

2016/09/13 at 9:02 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Terrori nuk është vetëm fushë veprimi e meshkujve

Autoritetet franceze zbuluan një celulë terroriste femrash, që do të kryente një atentat. Mund të jetë e pazakontë që femrat të përfshihen në akte terroriste në Francë. Në vende të tjera kanë kohë që e kanë bërë këtë.


Të premten, Prokurori i Parisit, Francois Molins tha se tri femrat – të moshave 19,23 dhe 39 vjeç – qenë frymëzuar dhe i ishin përbetuar për mbështetje “Shtetit Islamik”.

“Përfytyrimi se Shteti Islamik i sheh gratë si shtëpiake dhe që roli i tyre është në familje i përket së shkuarës”, u tha Molins përfaqësuesve të medieve në një konferencë shtypi të premten. Ai shtoi se “rganizata terroriste përdor jo vetëm meshkujt, por edhe femra të reja, të cilat i kuptojnë dhe i përpunojnë projektet e tyre në mënyrë virtuale”.

Atentat potencial

Policia i arrestoi femrat natën e së enjtes në Boissy-Saint-Antoine, rreth 30 km larg Parisit. Molins tha se policët kishin hapur zjarr dhe patën plagosur njërën prej tyre, pasi dy nga femrat i sulmuan ata me thika.

Arrestimet kanë lidhje me një veturë të braktisur të gjetur pranë Katedrales Notre Dame në fundjavë dhe të ngarkuar me bombula me gaz. Hetuesit gjetën një çarçaf dhe një bisht cigareje të lagur me benzinë pranë tyre, tha Molins. Ai shtoi se shpërthimi i vetëm njërës nga bombulat mund ta kishte hedhur në erë veturën.

Efekti i radikalizimit

Fakti që gratë tregohen të interesuara për terrorizmin nuk vjen si shok për shumë vëzhgues të terrorizmit.

“Unë nuk jam e habitur”, tha Dounia Bouzar, një antropologe që ka punuar me shumë të rinj francezë të radikalizuar dhe me familjet e tyre. “Unë kam dy vjet që flas për këtë”.

Bouzar thotë se gratë mund të tërhiqen nga ekstremizmi islamik për arsye të ndryshme – në kuadër të mundësisë për të kryer punë humanitare në Siri. Ose ndoshta duke u martuar me luftëtarë të Shtetit Islamik. Por metodat e rekrutimit dhe procesi i radikalizimit mbetet i njëjti si për meshkujt.

“Këto gra janë po kaq të ç’humanizuara sa meshkujt”, tha Bouzar. “Ato duan të vdesin. Ato duan të vrasin”.

Për Shtetin Islamik dhe grupe të tjera militante, femrat mund të kthehen në një armë të papritur, thotë Bouzar.

“Asgjë e re”

Femrat kanë ndërmarrë atentate në Azinë Jugore, në Afrikë dhe në vende të tjera. “Kjo ndodh jashtëzakonisht shpesh me Tigrat e Tamilit dhe me Boko Haramin që e bën këtë thuajse çdo ditë”, thotë kriminologu francez Alain Bauer, që u referohet femrave atentatore vetëvrasëse, të përdorura nga grupe militante në Sri Lanka dhe në Nigeri. “Mund të duket e re, sepse ndodh këtu – por në vetvete nuk është fare e re”.

Mediat franceze raportuan se femrat që u arrestuan të enjten kishin qenë në kontakt me Hayat Boumeddiene, partnere e terroristit Ahmedy Coulibaly, e cila u arratis në Siri pak para se Coulibaly të vriste katër vetë në një supermarket hebre në Paris, në janar 2015.

“Femrat janë më të zgjuara – ato janë më skeptike”, tha Bauer. “Ato gënjejnë më mirë se meshkujt”.

Gazetari Mathieu Suc, autor i një libri për femrat terroriste thotë se megjithëse Shteti Islamik i ka përdorur meshkujt kryesisht si mish për top dhe grave u ka caktuar role mbështetëse – një numër femrash të reja duan të kalojnë në aksion. Gratë janë shpesh nxitëset, thotë ai.

Rreth 200 femra ndodhen midis 700 nënshtetasve francezë që janë aktualisht në zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik në Irak dhe në Siri, tha ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneueve javën e kaluar.

Antropologia Bouzar thotë se tani autoritetet franceze do të zhvillojnë “kërkime, verifikime të bazuara në referencat islamike dhe në faktin nëse gratë janë të mbuluara me ferexhe”.

“Kjo nga ana tjetër mund të shtojë sensin e persekutimit midis myslimaneve”, thotë Bouzar – “dhe ky është hapi i parë drejt radikalizmit”./koha.net

 

Etiketa: femratfushe veprimiterrori


Ju sugjerojmë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
Aktualitet

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

8 Tetor, 2025 9:27 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores
Aktualitet

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor, 2025 6:40 pm
Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen
Bota

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

8 Tetor, 2025 6:10 pm
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

8 Tetor, 2025 5:52 pm
Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

8 Tetor, 2025 5:09 pm
Para
Skandali/ Babai seks në sy të djalit të mitur, njerka: Ja si është e vërteta

Skandali/ Babai seks në sy të djalit të mitur, njerka: Ja si është e vërteta

Rrebelohet prindi në Opinion, përplaset me zyrtarin e MAS

Rrebelohet prindi në Opinion, përplaset me zyrtarin e MAS

Moti/ Bëhuni gati për rrobat e verës

Moti: Lamtumirë shirat, rikthehen ditët me diell
















TE FUNDIT

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
8 Tetor, 2025

Me t’u njoftuar nga Sali Berisha vendimi politik për fillimin e procedurës për shkarkimin e Bajram Begajt, grupi parlamentar i...

Lexo më shumë

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
8 Tetor, 2025

Nëse lëviz nëpër Tiranë këtë tetor, mund të ndeshesh papritur me një performancë, madje edhe të bëhesh pjesë e saj....

Lexo më shumë

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
8 Tetor, 2025

Presidenti Trump duket se e sheh buxhetin federal si një “derrkuc kursimi” personal. Paralajmërimi i tij i fundit se disa...

Lexo më shumë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
8 Tetor, 2025

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com