Është duke u marrë në pyetje nga prokurori Sokol Mjacaj, i dënuari i cili dyshohet se qëlloi dy të dënuar të tjerë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare.
Mjacaj pasi hapi zjarr, la të vdekur Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Mjacaj thuhet se ishte mjaft i revoltuar me vendimin për transferimin e tij në regjimin 41 bis.
Më herët, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar për vendosjen e Sokol Mjacajt në regjimin 41 bis.
Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në fshatin Prekalë të Shkodrës, pritej të izolohej në regjimin 41 bis.