Disa persona ende të paidentifikuar mësohet të kenë hyrë në zyrat e gjendjes civile të Burrelit me forcë. Ata kanë thyer xhamat e dritareve, kanë hequr hekurat dhe në fund kanë grabitur të gjitha paratë që ndodheshin në arkë. Policia nuk jep detaje në lidhje me ngjarjen por mësohet se punonjësit e gjendjes civile janë të shokuar. Pritet konfirmimi zyrëtar i policisë së shtetit.