Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Termocentral qymyri në Maliq. Ja rreziku që u kanoset banorëve

2016/02/06 at 11:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Termocentral qymyri në Maliq. Ja rreziku që u kanoset banorëve

Qeveria shqiptare dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë pak ditë më parë një projektligj që synon të heqë nga statusi i tokës bujqësore një sipërfaqe prej 288 hektarësh në zonën e Maliqit në Korçë, me argumentimin se ndryshimi i statusit do t’i hapë rrugë shfrytëzimit të një lënde minerare të njohur si torfë, e cila mund të përdoret më vonë për t’u djegur në një termocentral për prodhimin e energjisë elektrike dhe avullit.

Sipas relacionit të projektligjit, në zonën e identifikuar në ish-kënetën e Maliqit, gjendet një sasi prej rreth 156 milionë tonë torfë, e cila ka fuqi kalorifike prej 2 900 kkal/kg, përmbajte hiri rreth 29 për qind, lagështi 9 për qind dhe squfur, 1.1 për qind.

“Kemi kërkesa për pajisjen me leje minerare shfrytëzimi për torfat e ish-Kënetës së Maliqit, për ta përdorur për prodhimin e energjisë elektrike në TEC-in që mund të ndërtohen në ketë zonë”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Projektligji është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë më 3 shkurt 2016 pasi është miratuar fillimisht në qeveri, por nuk është publikuar në faqen kryeministria.al, ku qeveria aktuale e ka zakon të publikojë vetëm projektligjet apo vendimet që nuk shkaktojnë debat.

Një energji ndotëse

Torfa krijohet nga një akumulim i vegjetacionit pjesërisht të kalbur që gjendet veçanërisht në zonat ish kënetore. Zakonisht torfa është rruga natyrore drejt krijimit të qymyrit të cilësisë së ulët si linjiti. Torfa zakonisht konsiderohet edhe më shumë ndotëse se sa linjiti për shkak se djegia e saj çliron në atmosferë edhe më shumë dioksid karboni se sa qymyri.

Në të shkuarën, Shqipëria nuk e ka konsideruar torfën si burim i mundshëm energjie për shkak se format e tjera të energjisë si nafta janë krahasimisht më pak ndotëse.

Torfa konsiderohet se mbart një sasi të stërmadhe dioksidi karboni, i cili çlirohet kur thahen kënetat, por çlirohet në veçanti edhe kur torfa digjet për arsye të ndryshme.

Drafti i strategjisë kombëtare të energjisë 2013-2020 shkruan se qymyri në tërësi në Shqipëri nuk shërben dot për prodhim energjie elektrike për shkak të fuqisë së ulët kalorifike.

“Përdorimi i qymyrit të vendit në të ardhmen e afërt nuk është parashikuar, për arsye të kostos së lartë të përftimit të tij dhe karakteristikave fiziko-kimike jo të favorshme. Sidoqoftë, nisur nga rezervat e limituara të hidrokarbureve në botë, opsioni i përdorimit të qymyrit të importit, për nevojat energjetike është lënë i hapur. Natyrisht, që përdorimi i tij do të bëhet duke respektuar rregulla të forta mjedisore të impianteve, që do të përdorin këtë lëndë energjetike” shkruhet në strategji.

Draftstrategjia nuk e përmend fare torfën si burim energjie, por një dokument tjetër i qeverisë, Strategjia Minerare e vitit 2011, argumenton se torfa mund të shërbejë për energji ose si pleh kompleks për bujqësinë.

Projektligji aktual dhe relacioni nuk jep të dhëna mbi nivelin e pritshëm të ndotjes dhe nuk dihet nëse qeveria ka bërë ndonjë studim mjedisor para se të vendosë të krijojë kushtet për licenca minerare për shfrytëzimin e saj.

Megjithatë relacioni thotë se ka “studime të paraqitura” pa shpjeguar se kush i ka bërë këto studime dhe për çfarë arsyeje dhe se sipas këtyre studimeve, me torfë do të mund të prodhohet rreth 500 milionë kilovatorë energji elektrike në një termocentral që parashikohet të kushtojë 170 milionë euro.

“MEI është e interesuar për zhvillimin e projekteve për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike duke shfrytëzuar llojet të ndryshme të burimeve vendore të mineraleve energjetike me cilësi relativisht të ulëta, siç janë edhe torfat e Maliqit. Një projekt i tillë për ndërtimin e një TEC-i në zonën e Maliqit është parë gjithmonë si një alternativë e mundshme,” shkruhet në relacion.

Torfa nuk është parë si një burim i vlefshëm i energjisë në shumicën dërrmuese të vendeve të botës me përjashtim të Finlandës, ku kjo lëndë fosile përdoret për të furnizuar një pjesë të vogël të energjisë elektrike që konsumon ky vend.

Gjergj Erebara, BIRN

Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Skandal me Hamamin e Krujës, ja ku ka përfunduar investimi 84 mijë eurosh

Skandal me Hamamin e Krujës, ja ku ka përfunduar investimi 84 mijë eurosh

Foto-lajm/ Dyqani me emrin e çuditshëm në Tiranë!

Foto-lajm/ Dyqani me emrin e çuditshëm në Tiranë!

Çfarë është Zika? Gjithçka duhet të dini për virusin e frikshëm

Çfarë është Zika? Gjithçka duhet të dini për virusin e frikshëm

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com