Tërmeti i fortë që ra disa ditë më parë ka zhvendosur me 4.4 centimetra ishullin Lesbos nga ishulli tjetër Chios. Duke folur për gazetën greke “Ta Nea”, drejtori i kërkimeve në Observatorin Kombëtar të Athinës, u shpreh se dy ishujt janë larguar nga njëri-tjetri me 4.4 cm. Sipas shkencëtarëve, lëkundjet e forta sizmike janë shkaktari i zhvendosjes së ishullit.
Nga tërmeti 6.1 ballë, u shkaktuan shumë dëme në banesa. Nga të dhënat e regjistruara, 645 ndërtesa janë deklaruar të pabanueshme.