Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/Voda: Banorët e prekur duhet të boshatisin hotelet deri më 3 janar

2019/12/28 at 6:10 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti/Voda: Banorët e prekur duhet të boshatisin hotelet deri më 3 janar

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, teksa ka folur në lidhje me situatën e rëndë të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, komentoi dhe  vendimin e qeverisë për të nxjerrë nga hotelet të gjithë qytetarët e prekur.

Voda tha se hotelet duhet të lirohen, pasi duhen të bëhen gati për sezonin turistik. Ajo shprehet se qytetarët duhet të lirojnë hotelet deri në datën 3 janar, më pas banorët duhet të aplikojnë për bonos qiraje.

 “Akomodimi ishte sfida më e madhe. Pasi u mbyll faza e kërkim shpëtimit, akomodimi ishte sfida më e madhe në afatshkurtër ne e zgjidhëm duke ofruar këtë standard në hotele, ku është marrë edhe ushqim. Sigurisht që hotelet do të duhet të përgatiten, sepse fillon sezoni turistik ne ja kemi bërë të qartë, kemi qenë transparent me qytetarët e akomoduar në hotele, duke thënë që edhe Vitin e Ri do ta kalojnë në hotele, dhe me datat 3 maksimumi deri me 5 janar hotelet do të duhet të boshatisen, pasi do të fillojnë përgatitjen për sezonin turistik. Ajo çfarë kemi sqaruar dhe po vazhdojmë të punojmë me punonjës të bashkisë Durrës, të paktën flas për qarkun Durrës kemi shkuar në këto hotele dhe po përpiqemi të sqarojmë qytetarët që të vijnë dhe të aplikojnë për bonus qiraje”, u shpreh zv.ministrja.

Si ka qenë interesi për aplikimin?
Interesi ka qenë shumë i madh. Po them deri tani, 4 mijë janë banorët e strehuar në të gjithë qarkun dhe vetëm për bashkinë Durrës, kërkesa për aplikim bonusi janë 3800, pra do të thotë që kalon pak numri. Interesi ka qenë shumë i madh. Ne bëmë edhe diçka të mirë, nëse në fillim ne si kriter patëm edhe kontratën e qerasë, gjë që vështirësonte marrëdhënien me tregun. Dhe biznesmenët, nëse mund t’i them kështu, përfituan nga kjo gjë dhe filluan të ngrenë tarifat e tregut. Atëherë ne çfarë bëmë? Jo më larg se 5 ditë ne kemi hequr si kriter kontratën e qerasë. Pra, nuk ua kërkojmë më banorëve kontratën e qerasë. Në Durrës, ka shumë njerëz që kanë edhe dy banesa, kanë shpi plazhi, etj, dhe mund të gjejnë hapësira për t’u strehuar edhe te të afërmit e tyre që edhe me kushte lehtësuese, mund t’i akomodojë ata.

A pritet që pas 5 janarit të ketë një kaos me bonuset e qerase?

Nuk e besoj, mund t’ju them që për bashkinë Durrës, deri me 31 dhjetor, janë depozituar në thesarin e shtetit në Bashkinë Durrës, 50 mln lekë të reja. Po këto janë këto janë vetëm për datën 31/12/2019. Për vitin e ri do të ketë një shumë edhe më të madhe, dhe unë besoj, që ne do të përpiqemi thash duke komunikuar edhe me qytetarin, dhënien e informacionit duke shmangur këtë kaos.

Si është procedura e aplikimit?
Është shumë e thjeshtë, mjafton fakti për të deklaruar që shtëpia është e dëmtuar dhe në rast se qytetari nuk e ka akt-konstatimin e gjen vetë bashkia. Gjendja familjare, karta e identitetit dhe një numër llogarie bankare.

Si është bilanci me inspektimet, me shtëpitë e dëmtuara?
Deri tani në Durrës janë kryer 26 mijë inspektime. Në fakt është një shumë e madhe, duke shtuar këtu faktin që këto janë më shumë të fokusuara te shtëpitë e dëmtuara. Pra, ne kemi vajtur aty ku ka patur më shumë kërkesa nga qytetarët dhe ku njësitë administrative dinë cilat janë zonat e dëmtuara. Por, në fakt nga inspektimet që janë bërë rezulton që në 88 % përafërsisht, shtëpitë janë të banueshme ose kanë nevojë për riparime të vogla. Dhe është vetëm një 15 % e banesave e dëmtuara rëndë.

Për pak ditë është ndërrimi i viteve, çfarë ka përgatitjesh ka nga ana e rendit…
Për shkak të mbledhjeve të shtabit që ne bëjmë, drejtori i policisë vendore, raporton edhe për masat në Durrës, dhe të ngjashme do të jenë edhe në qarqet e tjera. Do të ketë një organizim dhe një plan pune kryesisht të policisë rrugore, pra të mënyrës se si do të rregullohet qarkullimi në akset kryesore të qytetit. Do të shtohen patrullimet nëpër qytet, do të ketë një mbikëqyrje të territorit nga inspektorët e zonës, dhe do të jenë në gatishmëri edhe oficerët e policisë kriminale sepse dihet që nëpër këto periudha ka edhe ngjarje kriminale, si vjedhje etj. Po punojnë të treja këto struktura, me një plan të veçantë pune./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
Bota

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

21 Nëntor, 2025 10:08 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
Aktualitet

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

21 Nëntor, 2025 8:52 pm
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
Aktualitet

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

21 Nëntor, 2025 8:43 pm
Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
Para
Holanda ndryshon emrin, ja si do të quhet që nga 1 janari

Holanda ndryshon emrin, ja si do të quhet që nga 1 janari

Grabitja në Rinas, arrestohet një tjetër person

Grabitja në Rinas/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga të arrestuarit

Sa para ka fituar Ronaldo nga postimet në “Instagram”

Sa para ka fituar Ronaldo nga postimet në “Instagram”

TE FUNDIT

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
21 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se vendi i tij kishte marrë planin amerikan me 28 pika për paqen në Ukrainë,...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
21 Nëntor, 2025

Këshilli i Ministrave ka dërguar kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për çështjen Balluku. Katër janë kërkesat e qeverisë në dokumentin e...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
21 Nëntor, 2025

Situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
21 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot–Rreshen përgjatë rrugës së Kombit. Një kamion është përplasur me një autoveturë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com