Prej 26 nëntorit, Shqipëria po përballet me pasojat e tërmetit tragjik 6.4 ballë. Një ndër godinat e cila pësoi dëmtime nga lëkundjet ishte dhe Universiteti i Mjekësisë.
Mësohet se, se ky universitet ka ndërprerë mësimin gjatë muajit dhjetorë, ndërsa procesi mësimor do të rifillojë mësimin më 6 janar.
Ka qenë vet rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, që ka nxjerrë urdhrin në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, ku komunikon vendimin për studentët./ Opinion.al