Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës rihter u shënua në disa qytete të vendit.
Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 4.7 ballë, me epiqendër 7 kilometra në perëndim nga Ura Vajgurore. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra. Mësohet se lëkundjet e tërmetit nuk kanë shkaktuar dëme.
Përveç se në Berat, lëkundjet janë ndier në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë e Mesme. Instituti i Sizmiologjisë bën po ashtu të ditur se tërmeti është ndjerë edhe në Fier e Vlorë ku ka shkaktuar panik tek qytetarët. /opinion.al