Qyteti i Durrësit është tronditur përsëri ditën e sotme nga tërmeti. Sipas IGJEUM lëkundja ishte me magnitudë 3.6 ballë, me thellësi 30 kilometër dhe me epiqendër në detin Adriatik, 6 kilometër në veri të Durrësit.
Po ashtu, sipas autoriteteve lëkundje të lehta tërmeti janë ndier edhe gjatë ditës së djeshme, të cilat kanë pasur epiqendrën në detin Adriatik, me thellësi 45 kilometër.
Këto lëkundje vinë pas një jave nga tërmeti i fortë, me magnitudë 5.8 ballë me epiqendër i cili la pas persona të plagosur si dhe dëme të konsiderueshme materiale në Durrës dhe Tiranë./ Opinion.al E.Xh.