Ka arritur në mbi 1000 numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Mianmar, ndërsa vazhdojnë kërkimet nga ekipet e kërkim shpëtimit nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar.
Sipas autoriteteve vendase deri më tani janë konfirmuar 2,376 të plagosur dhe sipas tyre shifrat e viktimave dhe të plagosurve të rriten.
Tërmeti i cekët me magnitudë 7.7 goditi veriperëndim të qytetit të Sagaing në Mianmar qendror në orët e para të pasdites, pasuar disa minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7.
Sipas gjeologëve amerikanë, ky ishte tërmeti më i madh që goditi Mianmarin në më shumë se një shekull, dhe lëkundjet ishin mjaft të fuqishme për të dëmtuar rëndë ndërtesat në të gjithë Bangkokun, qindra kilometra larg nga epiqendra.