Janë raportuar dëmet e para nga termeti që ra në Janinë, mbrëmjen e sotme, 30 km nga kufiri shqiptar. Edhe pse Kreu i Emergjencave, Shemsi Prençi do të deklaronte se nuk ka dëme, gazeta Panorama thonë se në Tepelenë janë shembur dy shtëpi. Fatmirësisht nuk kishte banorë brenda pasi ata gjenden në emigrim. Banesat e shembura janë në fshatrat Xhoxhaj dhe Rabije të Tepelenës.
Tërmeti i fuqishëm, me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter shkaktoi lëkundje të forta në gjithë qytetet jugore të vendit dhe në zonat bregdetare. Shumë qytetarë lanë shtëpitë e tyre e dolën në rrugë.
*foto ilustruese