Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Rama në Laç, humb disa herë qetësinë

2019/12/11 at 12:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti/ Rama në Laç, humb disa herë qetësinë

Kryeministri Rama ka qenë sot në Laç për të takuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai zgjodhi një nga lokalet e dëmtuara nga tërmeti për të zhvilluar bisedat me qytetarët por kësaj here qytetarët ishin të shumtë në numër dhe me një mori pyetjesh për kryeministrin të cilit jo pak herë i është dashur të ngrejë zërin.

Batutat me qytetarët nisën që në fillim të takimit ku Rama u ankua për duhanpirjen brenda ambienteve të lokalit.

“O zotëri nuk pihet duhan këtu, hiqe atë se është shkelje ligji. (u drejtohet disa djemve në derë) a ka mundësi të dilni pak jashtë se e bëtë këtu, dilni nuk pihet cigare këtu!”

Më pas ai debatoi me disa prej banorëve të cilët kërkonin informacion për ndërtimin dhe restaurimin e banesave të tyre.

“Mos ma përmend më copën e bukës… shqiptarët nuk punojnë për copën e bukës. Shih si je ti, si je veshur, ti s’punon për copën e bukës se më vjen të plas, as në Mesjetë shqiptarët s’punuan për copën e bukës.

Unë punoj 22 orë në ditë, se më hipën gjaku në kokë kur thoni punojmë për copë të bukës. Ore siç ka ndodhur këtë herë, s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri, boll se të dëgjon Zoti, kaq.  10 ditë gjithë ky tërmet në hotele, në çadra dimërore.”, iu drejtua kryeministri një qytetareje që punonte në Zvicër dhe kishte ardhur për t’u interesuar për shtëpinë e familjarëve të saj.

Nuk munguan në këtë takim edhe komente raciste të kryeministrit pasi i vuri epitetin ‘i ziu’ një qytetari të komunitetit rom.

Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?

Burri vjen dhe kryeministri i jep çelësat e hoteli për nënën e tij!

Burri: Faleminderit shumë

Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!

Në mesin e kërkesave për Ramën kishte dhe nga ata qytetarë të cilët iu drejtuan duke i thënë se kishin familjarët pa punë dhe kishin mbetur ‘pa bukë’.

Pjesë nga debati

Burri: Jam socialist, demokratët e qelbur më kanë hequr nusen nga puna…

Rama: Lëre këtë muhabet tani

Burri: Më ke djeg nusen, ma ke heq nga puna nusen dhe është në shtëpi

Rama: O zotëri të lutem shumë mbylle këtë muhabet, unë nuk heq njëri nga punë. Lëri këto, demokrat i qelbur, demokrat kështu e ashtu.

Burri: Është pa bukë, o kryeministër, është pa bukë! Ka fëmijë dhe ka ngelur pa puna

Rama: A ka mundësi ta mbyllësh tani? Ik e largohu na lër rehat. Lëri këto muhabet, unë po them nuk heq njeri nga puna e nuk fus njeri në punë. S’kam ardhur për nusen tënde këtu.

Burri: Po të them që është pa bukë

Rama: Nusja të dalë ta gjejë vetë punë, jo të dalë vjehrri të kërkojë punë për nusen.

Teksa qytetarët kërkonin fjalën për ti bërë pyetje kryeministrit, ai u ngrit dhe u shpreh se nuk kishte më kohë pasi e priste ministrin e Jashtëm italian Di Maio.

“Po çfarë keni mor Zot, më çmendët”, dëgjohej të thoshte Rama teksa largohej në grumbullin e qytetarëve. /Opinion.al

Etiketa: lacramatermeti

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Dvorani përfundon dëshminë në Prokurori: Jam i gatshëm të përballem….

Dvorani përfundon dëshminë në Prokurori: Jam i gatshëm të përballem....

Di Maio viziton Vorën: Italia do mbështesi edhe procesin e rindërtimit

Di Maio viziton Vorën: Italia do mbështesi edhe procesin e rindërtimit

Deklaratat eDvoranit,Presidenca:Nuk presim reflektim nga dhunuesi i ligjit

Deklaratat eDvoranit,Presidenca:Nuk presim reflektim nga dhunuesi i ligjit

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com