Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbrëmjen e stome kanë vizituar familjen Greku nga Thumana, e cila humbi tre anëtarët e familjes nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Gjatë bisedës, kryeministri pyeti Dorjan Grekun se ku punonte, por ai u përgjigj se ishte i pa punë. Pas kësaj përgjigjeje, Rama i është drejtuar shoqëruesve që të gjente një punë për Dorjanin.
Rama: Ti ku punon?
Greku: Jam pa punë!
Rama: Gjejini një punë djalit (i drejtohet shoqëruesve të tij
Veliaj: Ka qenë në Francë.
Rama: Na thuaj kur të jesh gati dhe ne jemi gati të të ndihmojmë…/Opinion.al