Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti që shkatërroi Durrësin në vitin 1267, ja si e përshkruan historiani bizantin

2018/01/05 at 12:28 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti që shkatërroi Durrësin në vitin 1267, ja si e përshkruan historiani bizantin

Historiani dhe studiuesi George Pakimeres (1242–1310) kishte lindur në Nike dhe mbante post të lartë në Kostandinopojë. Libri i tij “Histori” mbulon mbretërimin e Mikael VIII Paleologut (1261-1282) dhe Andronikut (1282-1328) dhe përbën burimin kryesor për atë periudhë. Në të ka një përshkrim prekës të tërmetit të tmerrshëm që goditi qytetin e Durrësit. Historiani francez, Alain Ducellier e ka datuar këtë ngjarje në korrik 1267.


“Pas pak kohe, një ngjarje fatkeqe dhe e trishtë ndodhi në Durrës. Brenda muajit të korrikut, zhurma të pazakonte e bënë tokën të lëkundet në mënyrë të vazhdueshme, zhurma që ne normalisht do i quanim rënkime. Ato paralajmëronin se diçka e frikshme pritej të ndodhte. Një ditë, zhurma ishte më e vazhdueshme dhe më me forcë se më parë. Frika që mbërtheu disa njerëz, i bëri të shkojnë dhe të gjejnë strehim jashtë qytetit, pasi kishin frikë se gjërat do të përkeqësoheshin. Nata ra me zhurmën e fortë të ditës së mëparshme dhe bashkë me të, erdhi një tërmet i fuqishëm, më i fortë se cilido tjetër që mbahej mend. Nuk ishte, siç mund ta përshkruajë ndokush, një tronditje e tokës që lëvizte sa majtas djathtas, por ishin goditje të forta dhe lëkundje sa që, pa hapur e mbyllur sytë, i gjithë qyteti ishte kthyer përmbys dhe rrafshuar përtokë. Shtëpitë dhe ndërtesat e larta, që nuk rezistuan as edhe një sekondë, i zunë nën vete banorët e tyre. Sepse njerëzit nuk kishin ku të shkonin, për arsye se ndërtesat ishin ngritur njëra ngjitur me tjetrën. Në të vërtetë, shumë më i madh ishte shansi për mbijetesë, për ata që kishin qëndruar brenda, se sa ata që kishin dalë nga shtëpitë, të cilat kishin shpëtuar pjesërisht.

Asnjëra nga ndërtesat nuk mbeti e paprekur. Ato ranë mbi njëra-tjetrën, dhe ndonjë ndërtesë që i shpëtoi shkatërrimit, u shemb prej kolapsit të të tjerave.

Katastrofa ishte shumë e beftë për t’i mundësuar ndokujt të mbijetonte duke ikur. Për shumë njerëz, ishte si një ëndërr; ata nuk e zbuluan asnjëherë se në ç’lloj ngjarjeje kishin vdekur. Fëmijët e vegjël dhe bebet, duke mos kuptuar çfarë kish ndodhur, u varrosën nën rrënoja. Tronditjet ishin të tilla që të mbijetuarit, të gjendur përballë fryrjes së detit, imagjinuan se kjo ndoshta ishte jo vetëm fillimi i më shumë agonie, por në të vërtetë, fundi i botës. Duke qenë se qyteti ndodhej në bregdet dhe tërmeti i frikshëm kish ndodhur kaq befasisht, ata që e gjetën veten jashtë dhe që ishin shurdhuar, teksa shihnin shtëpitë që binin njëra pas tjetrës, menduan se ky qe në fakt fundi i universit.

Tërmeti zgjati për jo pak kohë deri kur asgjë nuk mbeti në këmbë. Gjithçka brenda qytetit ishte shembur dhe kish zënë banorët, me përjashtim vetëm të akropolit, i cili i mbijetoi tërmetit. Kur agoi dita, banorët në zonat përreth nxituan në qytet menjëherë dhe nisën të gërmojnë, duke përdorur gjithçka që mund t’u binte në dorë: kazma, sfurqe dhe çdo vegël tjetër që mund të gjenin. Ata i hynë punës, duke u përpjekur sigurisht që të shpëtonin çdo viktimë të pafat që mund të ishte ende gjallë, por ç’është më tepër, në përpjekje edhe për të shtënë në dorë çdo lloj pasurie që mund të nxirrnin nga brenda rrënojave. Siç ndodhi, bashkë me të rriturit vdiqën dhe trashëgimtarët dhe nuk ishte askush që të pretendonte pronën. Kështu pas disa ditësh, pasi kishin marrë flori dhe gjëra të tjera që kishin gjetur, shqiptarët rreth e rrotull Durrësit e braktisën këtë qytet të lashtë në vetminë e tij, një qytet tashmë i panjohshëm, i cili numërohej mes qyteteve ekzistues jo prej ekzistencës së tij, por thjeshtë prej emrit. Peshkopi i tij, Niketas, që kish qenë aty gjithë kohës, mbijetoi, ndonëse në të gjithë trupin tashmë kishte plagë të fatkeqësisë. Përballë një katastrofe të tillë, që askush nuk do të kish menduar ndonjëherë se ishte e mundur, atë e kapi paniku dhe ia mbathi, duke e lënë metropolin të privuar jo vetëm nga personi i tij, por edhe nga banorët, shkëlqimin e ndërtesave dhe gjallërinë e dikurshme”.

Shkëputur nga: Georgii Pachymeris: Relationes historicae, Bonn (1835)

Në shqip nga bota.al 

Etiketa: durreshistorianitermet


Ju sugjerojmë

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Para
Këshilla që mund t’ju shpëtojnë jetën, ja si t’i mbijetoni një infarkti nëse jeni vetëm

Këshilla që mund t’ju shpëtojnë jetën, ja si t’i mbijetoni një infarkti nëse jeni vetëm

Po xhironte në varreza, Julia Roberts sulmohet nga një fantazmë

Po xhironte në varreza, Julia Roberts sulmohet nga një fantazmë

Pamje të pabesueshme nga Bostoni, aty ku mbizotëron bora e ngrica

Pamje të pabesueshme nga Bostoni, aty ku mbizotëron bora e ngrica
















TE FUNDIT

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
6 Dhjetor, 2025

Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin...

Lexo më shumë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
6 Dhjetor, 2025

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua...

Lexo më shumë

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
6 Dhjetor, 2025

Tanzania është përfshirë nga trazira të dhunshme pas rizgjedhjes së presidentes Samia Suluhu Hassan, e cila akuzohet për krime të...

Lexo më shumë

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
6 Dhjetor, 2025

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit, dhe sot janë ndezur edhe dritat shumëngjyrëshe të pemëve të Krishtlindjes....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com