Një tërmet i fuqishëm goditi Kroacinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, dukë lënë një të vdekur dhe dëme materiale.
Lidhur me ngjarjen, presidenti Ilir Meta përmes rrjeteve sociale ka shprehur solidaritetin e tij me Kroacinë.
“Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, shkruan presidenti në “Facebook”./ Opinion.al