Bota

Tërmeti në Turqi, rritet bilanci i viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 02/11/20 |
Opi Nion

Vijon të rritet bilanci i viktimave nga tërmeti 6.6 të shkallës Rihter që ra të premten në detin Egje. Mësohet se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 91, ndërsa numri i të plagosurve është 994.

Më herët, presidenti Erdogan tha se familjet e mbetura të pastreha do të sistemohen në ambiente të reja për mos t’u përballur me kushtet e vështira të motit.

Që në momentin e parë u morën masa gjithashtu për montimin e çadrave dhe kuzhinave lëvizëse. Lajm i mirë është nxjerrja nga rrënojat gjatë natës të një adoleshenteje 14 vjeçare.

Ndërkohë, një vajzë 3 vjeçare është nxjerr e gjallë nga rrënojat pas 65 orësh nga tërmeti. Mësohet se gjendja shëndetësore e saj është e mirë, ndërsa po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Aktualisht, forcat e kërkim shpëtimit vijojnë kontrollin për të nxjerr njerëzit që mund të kenë ngelur nën rrënoja./ Opinion.al

Pas