Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti në Turqi, humb jetën një person dhe 29 të plagosur

2025/08/11 at 8:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti në Turqi, humb jetën një person dhe 29 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi të dielën provincën perëndimore të Balıkesir, duke shkaktuar një viktimë dhe 29 të plagosur, njoftuan autoritetet turke.


Sipas raportimeve nga mediat vendase, viktima është Nihat Onbaş, 81 vjeç, i cili humbi jetën në spital pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe të shembur në qytetin Sındırgı. Bashkëshortja e tij, Hamide Onbaş, është jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar frakturë në krah.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën. Nga 29 personat e lënduar, 18 janë tashmë të liruar nga spitali, ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë trajtimin, kryesisht për dëmtime të pësuara gjatë përpjekjes për të dalë nga ndërtesat.

Në fshatrat përreth zonës së Zenterit, 16 ndërtesa janë shembur, përfshirë 4 banesa dhe 12 objekte të braktisura, fatmirësisht pa shkaktuar viktima të tjera.

Lëkundje deri në Stamboll dhe brigjet e Egjeut

Tërmeti u regjistrua në orën 19:53 (sipas orës lokale), me një thellësi fokale prej 10 km. Lëkundjet u ndjenë gjerësisht në rajonin e Marmarasë, përfshirë edhe Stambollin dhe brigjet veriore e lindore të Egjeut, pa shkaktuar dëme në ishujt grekë.

Sipas autoriteteve turke dhe AFAD, janë regjistruar të paktën 20 pasgoditje, ku më e forta ka arritur magnitudën 5.0.

Rreth 319 ekipe shpëtimi janë angazhuar në zonën e goditur, ndërsa janë marrë 24 raportime emergjente për dëme në banesa dhe struktura të tjera. Organizata si AFAD, Jandarma, Emniyet dhe UMKE janë vënë menjëherë në veprim për të ndihmuar banorët dhe për të kontrolluar dëmet.

Pamjet televizive treguan ekipet e shpëtimit duke kërkuar të mbijetuar mes rrënojave, teksa banorët e alarmuar dilnin në rrugë.

“A më dëgjon dikush?”, dëgjohen të thërrasin ekipet e kërkim-shpëtimit në pamjet e transmetuara nga NTV.

Ekspertët: S’ka vend për panik – Nuk priten tërmete më të mëdha

Presidenti i Organizatës Sizmologjike të Greqisë (OASP), Efthimios Lekkas, deklaroi se tërmeti ndodhi në një “çarje dytësore” dhe nuk lidhet me të çarjen e madhe anatoliane, që kalon nëpër Stamboll dhe mund të shkaktojë tërmete shkatërruese.

“Ky ishte një tërmet i madh, por nuk ndodhi në një strukturë të madhe tektonike. Këto çarje të vogla zakonisht japin tërmete të tilla, me ndikim lokal dhe të përkohshëm”, – sqaroi Lekkas për televizionin grek SKAI.

Turqia është një nga vendet më aktive sizmikisht në botë. Vetëm në qershor 2025, një tërmet me magnitudë 5.8 ballë në pjesën jugperëndimore të vendit shkaktoi 1 viktimë dhe 69 të plagosur.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, një tërmet katastrofik me magnitudë mbi 7 ballë goditi jugun e Turqisë, duke vrarë më shumë se 53,000 njerëz dhe duke lënë pas dëme të pallogaritshme.



Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Përplasi me makinë policin që po lëvizte me biçikletë,në pranga 33-vjeçari në Tiranë

11 Gusht, 2025 11:34 am
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Tiranë/ Bie nga lartësia punëtori i ndërtimit, humb jetën

11 Gusht, 2025 11:31 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Makina përplas për vdekje një person në Durrës

11 Gusht, 2025 11:18 am
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

Zjarret, Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

11 Gusht, 2025 11:13 am
Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë

11 Gusht, 2025 11:02 am
Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive
Aktualitet

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive

11 Gusht, 2025 10:52 am
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Zjarr në Tepelenë, flakët përhapen mes fshatrave Kodër dhe Lekël

11 Gusht, 2025 10:48 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Fier/ Ndezi zjarr te ura e fshatit, arrestohet 41-vjeçari

11 Gusht, 2025 10:41 am
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Kronikë

Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës

11 Gusht, 2025 10:17 am
“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”, UNICEF: Shifrat janë trefishuar
Bota

“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”, UNICEF: Shifrat janë trefishuar

11 Gusht, 2025 10:14 am
Para
Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Mirlind Daku në radarin e Fiorentinës, klubi i Serie A ofron 20 milionë euro

Mirlind Daku në radarin e Fiorentinës, klubi i Serie A ofron 20 milionë euro

Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat

Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat
















TE FUNDIT

Përplasi me makinë policin që po lëvizte me biçikletë,në pranga 33-vjeçari në Tiranë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Gusht, 2025

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi një ditë më parë përplasi me makinë një efektiv...

Lexo më shumë

Tiranë/ Bie nga lartësia punëtori i ndërtimit, humb jetën

EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
11 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Policia njofton një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga...

Lexo më shumë

Makina përplas për vdekje një person në Durrës

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
11 Gusht, 2025

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në fshatin Hamallaj të Durrësit. Policia bën me...

Lexo më shumë

Zjarret, Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
11 Gusht, 2025

Prej disa javësh Shqipëria vijon betejën me vatrat e zjarreve, shumica e të cilave janë të qëllimshme. Kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com